web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

E mbylli me klubin anglez, mesfushori i kombëtares arrin marrëveshjen me Skënderbeun

2023-06-25 17:50:37, Sport CNA

Skënderbeu siguroi ngjitjen në Superiore dhe drejtuesit prej ditësh kanë nisur nga puna për përforcimin e skuadrës për sezonin e ri. Ivan Gvozdenovic ka kërkuar që skuadra të jetë e kompletuar përpara se të nisë fazën përgatitore.

Drejtuesit kanë pikasur disa lojtarë dhe i radhës prite të jetë Alkeo Bani. Mesfushori pritet t’u bashkohet korçarëve për sezonin e ri, i cili do të ishte një vlerë e shtuar në këtë repart për Gvozdenovic.

Kujtojmë se 22-vjeçari aktualisht është pa një skuadër, teksa mbylli sezonin te ekipi i Wingate & Finchley FC në Angli. Gjithashtu mesfushori në të kaluarën ka mbajtur veshur edhe fanelën e kombëtares shqiptare të U-19.

Alkeo Bani
Alkeo Bani kur luante me kombetaren shqiptare U-19
Alkeo Bani
Alkeo Bani kur luante me kombetaren shqiptare U-19




Lajmet e fundit nga