web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dy klubet e njohura shfaqin interes për Vedat Muriqin

2024-04-05 11:52:00, Sport CNA

Dy klubet e njohura shfaqin interes për Vedat Muriqin

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, po shkëlqen në La Ligën spanjolle, aty ku është pjesë së skuadrës së Mallorca-s. Megjithatë, 29-vjeçari mund të ndryshojë skuadër në merkaton e verës.

Interesimet për sulmuesin kanë qenë të shumta, ndërsa së fundmi në garë thueht se janë futur edhe dy klube të njohura spanjolle, si Atletico Madrid dhe Sevilla.

Mediat në Spanjë, njoftojnë se dy klubet janë në kërkim të një sulmuesi dhe i pari në listën e tyre është Muriqi.

Lojtari ka kontratë deri në vitin 2027 me Mallorca-n, por drejtuesit do të pranonin shitjen e tij, në rast të një oferte të kënaqshme. Vlera e sulmuesit është rreth 15 milionë euro, por te Majorka duan të paktën 20 ose 25 milionë euro, për ta lënë të lirë.

Muriqi është pjesë e Mallorca-s prej dy vitesh, ndërsa këtë sezon, numëron 25 ndeshje të luajtura, me pesë gola të shënuar dhe dy asistime.

Muriqi me Mallorca-n është në finale të Kupës së Spanjës, u sfidojnë Realin e Madridit. Po ashtu janë në garë për mbijetesë në La Liga.





Lajmet e fundit nga