web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gushti mbyllet me shi/ Njihuni me parashikimin për ditën e parë të vjeshtës

2022-08-31 08:12:00, Sociale CNA

Gushti mbyllet me shi/ Njihuni me parashikimin për ditën e parë

Territori shqiptar do të vijojë ne ndikimin e  kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta deri në orët e mesditës ku priten zhvillime të përkohëshme të vranësirave duke krijuar mundësi për rrebeshe afat-shkurtra shiu në zonat malore përgjatë kufirit Lindor si edhe pjesërisht në zonën e ulët.

Orët e vona të natës përmirësojnë dukshëm  motin duke ri-kthyer kthjellimet në territor.   

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 34°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimore duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Ndërsa nesër me 1 Shtator 2022, sipas MeteoAlb, orët e para të ditës në vendin tonë mbeten me kthjellime dhe kalime vranësirash,  të cilat më të dukshme do të jenë në orët vijuese.

Parashikohet që vranësirat herë pas herë të pësojnë zhvillime pas mesdite duke gjeneruar reshje shiu në zonat malore dhe pjesërisht në zonën e ulët. Ndërsa bregdeti do jetë në pjesën më të madhe në dominimin e motit të qëndrueshëm.   

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes POR mbeten të pandryshuara në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 34°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi  mbi 35 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimore duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë./CNA.al





Lajmet e fundit nga