web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kthjellime dhe vranësira/ Prag vjeshte në fund të Gushtit

2022-08-30 08:11:00, Sociale CNA

Kthjellime dhe vranësira/ Prag vjeshte në fund të Gushtit

Vendi ynë mbetet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash për gjatë gjithë ditës.

Por pritet që vranësirat të jenë më të dukshme në orët e mesditës dhe pasdites, të cilat do të mund të sjellin rrebeshe të pakët në zonat malore, ndërsa pjesërisht në ultësirën perëndimore do të ketë momente të pakta me pika shiu.

Bregdeti mbetet në pjesën më të madhe me mot të qëndrueshëm.

Temperaturat e ajrit do të ulet në mëngjes, por mbetet kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 33°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Ndërsa me 31 Gusht 2022, sipas MeteoAlb, territori shqiptar do të vijojë ne ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta deri në orët e mesditës ku priten zhvillime të përkohëshme të vranësirave, duke krijuar mundësi për rrebeshe afat-shkurtra shiu në zonat malore përgjatë kufiritLindor si edhe pjesërisht në zonën e ulët.

Orët e vona të natës përmirësojnë dukshëm motin duke ri-kthyer kthjellimet në territor.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 34°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë./CNA.al





Lajmet e fundit nga