LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bllokohen  21 mijë vezë dhe produkte sallamerie në 13 subjekte/ AKU “aksion” në Vlorë

2022-11-12 11:26:00, Sociale CNA

Bllokohen  21 mijë vezë dhe produkte sallamerie në 13

Mbi 21 mijë kokrra vezë dhe produkte sallamarie të pasigurta për konsum janë bllokuar gjatë kontrolleve  të Autoritetit Kombëtar i Ushqimit (AKU), në 13 subjekte në Vlorë.

Subjektet, për të cilat AKU vendosi masa administrative, ushtronin aktivitetin e tregtimit të produkteve të mishit, mishit të pulës dhe të vezëve, në magazina frigoriferike, në supermarkete dhe fastfood-e.

“Në Qarkun e Vlorës, trupa inspektuese e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, ka vijuar me kontrollet dhe monitorimet në subjekte që ushtrojnë aktivitetin e tregtimit të produkteve të mishit, mishit të pulës dhe të vezëve, në magazina frigoriferike, në supermarkete dhe fastfood-e.

Gjatë ushtrimit të kontrolleve janë konstatuar tregtim i ushqimit të pasigurt, në mungesë gjurmueshmërie, etiketimi, kundëretiketë në gjuhën shqipe dhe vezë të vendosura në kuti pa vulë dhe logon përkatëse.

Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese e AKU-së vendosi masa administrative me gjobë në vlerën 6'150'000 lekë, si dhe u krye bllokimi i sasisë prej 21'840 kokrra vezë dhe produkte sallamarie të pasigurta për konsum.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është i pranishëm në terren në të gjithë vendin, për garantimin e ushqimit të sigurt për konsumatorin”, njofton AKU./CNA.al

Lajmet e fundit nga