LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Akset me rrëshqitje dherash në Shkodër/ Angoni tregon situatën me përmbytjet

2022-11-23 13:15:00, Sociale CNA

Akset me rrëshqitje dherash në Shkodër/ Angoni tregon

Prefektja e Shkodrës, Majlinda Angoni u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se situata me përmbytjet në Shkodër është përmirësuar gjatë orëve të fundit.

“Situata në këto momente paraqitet e qetë. Reshjet e shiut sapo kanë pushuar. Kemi tërheqje të ujërave nga sipërfaqet e përmbytura. Familjet që janë evakuuar po kthehen në shtëpitë e tyre. Të gjitha akset rrugore janë të aksesueshme. Në orët e para të mëngjesit kishim një rritje të ujerave në Obot, por situata është përmirësuar”, u shpreh Angoni.

Ajo tha se vihet re një rritje e nivelit të Bunës si pasojë e ardhjes së ujërave nga Mali i Zi.

Ndërkohë Angoni theksoi se ka rrëshqitje dherash në Pukë dhe Fushë-Arrës. Sipas saj dy akset në Tamarë dhe Bogë kanë të bllokuara por tashmë janë të aksesueshme.

“Kemi pasur një fryrje të lumit Kir që na ka shkaktuar përmbytjen e fshatit Kuç dhe Ajasmës. Më këto prurje është e pamundur që të mos kemi hapje të portave të HEC-eve”, u shpreh ajo.

Lajmet e fundit nga