LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Situata e përmbytjeve në Shkodër/ Vijon ende evakuuimi i banorëve

2022-11-22 08:38:00, Sociale CNA

Situata e përmbytjeve në Shkodër/ Vijon ende evakuuimi i

Bashkia e Shkodrës ka dhënë informacione në lidhje me situatën e përmbytjeve mëngjesin e sotëm.

Në total rezulton e përmbytur 1685 hektarë tokë, prej së cilës 900 hektarë është tokë bujqësore, kryesisht në Obot.

Informacioni i publikuar nga Bashkia e Shkodrës:

Nga monitorimi në terren ditën e sotme datë 22.11.2022,ora 08.00, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:

• Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.00,shënon kuotën 7.67 m.(Kuota max 8.70 m).

• Hidrometri i lumit Drin në orën 08.00,shënon kuotën 5.90m. (Kuota max 7.50 m).

Bashkia Shkodër

Siperfaqe totale e përmbytur 1685Ha

Nj.A. Ana e Malit

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 900 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë

Rruga e Obotit - Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 40 cm.

Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jasht funksionit

Nj.A Dajç

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 150 Ha, kryesisht në fshatrat Mushan, Shirq, Pentar.

Rruga Darragjat-Shirq në vendin e quajtur Urrelat e Shirqit ka mbi 15cm ujë.

Nj.A.Velipojë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 135 Ha.kryesisht fshatrat Baks, Luarz. Ças.

Nj. A. Guri i Zi

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 300 Ha, kryesisht në fshatrat Kuç dhe Rrenc.

Nj.A.Bërdicë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 200 Ha, konkretesht në fshtrat Trush,Berdicë e Siperme,Berdice e Mesme, Beltoje.

Familje të evakuara:

Janë 26 familje të evakuara, gjithsej 99 persona, kryesisht nga Njësitë Administrative :

Nj. Administrative Guri i Zi, 19 familje (77 persona),po evakuohen 30 krerë gjë e gjallë,të imta.

Nj. Administrative Bërdicë, 2 familje (8 persona)

Lagja Nr.4, 3 familje (7 persona)

Lagja nr. 1, 2 familje ( 7 persona)

Të akomoduar në konvikt 3 familje ( 12 persona), ndërsa pjësa tjetër tek të afërmit .

Shtëpi me prezencë uji në oborre dhe në brendësi të banesave gjithsej 5 banesa:

1. Lagja Nr.4, 5 banesa (Ajasem)/CNA.al

Lajmet e fundit nga