web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ogerta Manastirliu jep lajmin e mirë/ Realizohet me sukses ndërhyrja delikate në zemër tek foshnja

2022-10-16 18:46:00, Shëndeti CNA
Ogerta Manastirliu jep lajmin e mirë/ Realizohet me sukses ndërhyrja
Foshnja me njërin prej mjekëve që asistuan në operacion

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka dhënë një lajm të mirë për qytetarët.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Manastirliu bën me dije se është realizuar me sukses një ndërhyrje delikate në zemër tek një foshnje 10 ditëshe.

Ajo bën të ditur se ndërhyrja tek foshnja, që lindi me dy komplikacione të mëdha në zemër, është realizuar nga ekipi i Kardiokirurgjisë.

?Një ndërhyrje delikate në zemër e realizuar me sukses në shërbimin e Kardiokirurgjisë, në QSUT, duke i shpëtuar jetën foshnjes vetëm 10 ditëshe, që lindi me dy komplikacione të mëdha në zemër.

Elora e vogël sot gëzon shëndet të plotë, falë operacionit të shkallës tepër të lartë të vështirësisë të realizuar nga ekipi i talentuar i Kardiokirurgjisë, drejtuar nga Prof. Arben Baboçi, me Prof.Asc. Altin Veshti, Prof.Asc. Saimir Kuci, Dr. Alfred Ibrahimi, Dr. Fiorba Mana, Dr. Marsela Goga, Kryeinfermiere Neranxa Elezi dhe infermiere Majlinda Malaj?, shkruan ministrja./ B.A. ? CNA.al





Lajmet e fundit nga