web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjedhjet vendore 2023/ Vangjeli: PD nuk është e favorizuar sepse po nis nga zero

2022-10-12 14:57:00, Politikë CNA

Zgjedhjet vendore 2023/ Vangjeli: PD nuk është e favorizuar sepse po

Analisti Lorenc Vangjeli ka komentuar situatën në të cilën ndodhet PD-ja në prag të zgjedhjeve vendore 2023.

Sipas tij, PD në zgjedhjet vendore nuk është e favorizuar sepse po e nis nga zero’.

Në MCN Live, Vangjeli ka thënë  opozita ende nuk ka arritur dot të shndërrohet në alternativë.

“Nuk është mision i vështirë por i pamundur nëse e sheh me realizëm atë që pritet të ndodhi, sepse PD në këto zgjedhje vendore nuk është e favorizuar sepse po e nis nga zero. Opozita ende s’ka arritur dot të shndërrohet në alternativë dhe s’ka mundësi sepse po shkon në drejtimin e gabuar. Primaret që po tentohen të bëhen në PD, nuk është i mjaftueshëm dhe i përshtatshëm për të nxjerrë kandidatin më të mirë real. PD tenton që të tejkaloj 800 mijëshen e socialistëve duke e ditur se vetë e ka të pamundur ta përmbushë dhe duhet zgjeruar rrethi për primaret, duhet hapur dera e selisë për Tiranën dhe të votojë çdo kalimtar që i bie rruga aty”, është shprehur Vangjeli./CNA.al





Lajmet e fundit nga