web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vijon votimi në Kukës/ Numri i qytetarëve që kanë marrë pjesë deri më tani në proces

2023-09-24 13:46:00, Politikë CNA

Vijon votimi në Kukës/ Numri i qytetarëve që kanë

KQZ ka përditësuar të dhënat përsa i përket procesit të votimit në Kukës.

Deri në orën 13:00 në votime kanë marrë pjesë 10972 zgjedhës nga 44,159  në total.

E përkthyer në përqindje, rezulton se kanë votuar rreth 24.85% e zgjedhësve.

Duket se numri i votuese është rritur ndjeshëm, pasi është pothuajse i njëjtë me pjesëmarrjen deri në orën 13:00 edhe në zgjedhjet e 14 Majit, ku fitues u shpall Safet Gjici.

Kujtojmë se në garë janë dy kandidatë, Emri Vata i Bashkë Fitojmë dhe Albert Halilaj i Partisë Socialiste.

Deri më tani nuk ka patur problematika në procesin e votimit./ CNA

 





Lajmet e fundit nga