web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Veliaj e pranon: Jam bashkëpunëtor i drejtorëve hajdutë

2024-04-06 12:56:00, Politikë CNA
Veliaj e pranon: Jam bashkëpunëtor i drejtorëve hajdutë
Erion Veliaj

Kryebashkiaki i Tiranës, Erion Veliaj ka pranuar bashkëpunimin me drejtoret e tij hajdutë arrestuar nga SPAK një javë më parë.

Në fillim i mohoi, pasitaj i liroi nga detyra tashmë e pranon që është bashkëpunëtori i tyre, së shpejti presim të na thotë se dhe që ka qenë jo vetëm kryetari i këture në bashki por dhe kapoja i organizatës.

 “Po! Nuk ka asnjë diskutim, që unë kam punuar dhe bashkëpunuar me këta njerëz dhe për sa më takon, e kam vlerësuar punën e tyre në bazë të rezultateve, që flasin vetë në çdo cep të qytetit, për këdo që do t’iu referohet arritjeve reale në sektorët që ata kanë drejtuar, në kohën që kanë punuar në Bashkinë e Tiranës”, u shpreh Veliaj në një dalje për mediat./CNA 





Lajmet e fundit nga