
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, i la 48 orë kohë Lulzim Bashës si kryetar zyrtar të Partisë Demokratike të plotësojë dokumentacionin për regjistrimin e PD-së në zgjedhjet e 14 majit.
Por Basha me Enkelejd Alibeajn, Gaazment Bardhin e të tijët nuk pranuan, pasi pretendojnë se dokumentacioni është i plotë. Madje, pa mbushur 48 orë, Basha sfidoi kreun e KQZ-së duke ankimuar vendimin në KAS.
Pak momente më parë, PD e vulës ka dalë me një deklaratë për shtyp, ku sulmon Celibashin për gjetjet që pengojnë regjistrimin në zgjedhje.
Sipas grupit të Alibashëve, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve po e bën këtë për qokë politike, duke u kthyer në zyrë propagande.
Deklarata e plotë:
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka marrë përsipër një qokë politike për të penguar PD në zgjedhje. Publikisht ka shpallur dy justifikime për këtë:
1. Autorizimi ka “gabime drejtshkrimore”, sepse formulimi nuk duhet të ishte “për regjistrimin në zgjedhjet e përgjithshme vendore të vitit 2023, sipas datës së caktuar me Dekret të Presidentit të Republikës”, por sipas tij duhet të ishte “për regjistrimin në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të 14 maj 2023”.
Për këtë pretendim nuk referon asnjë gërmë në ndonjë ligj, thjesht i referohet estetikës së tij në shprehje. Shkurt, smë pëlqen kështu, e dua kështu.
2. Deklarata e angazhimit solemn është një akt i patransferueshëm, apo i padelegueshëm tek të tretët, sepse është një akt individual i personit dhe akt ekskluziv i kryetarit të partisë, i cili mban përgjegjësi përpara ligjit për mospërmbushjen e asaj përgjegjësie.
Në fakt deklarata jo vetëm që nuk sjell përgjegjësi ligjore, por është një akt, ku Kryetari i Partisë (si personi që përfaqëson partinë në raport me të tretët) merr angazhim solemn në emër dhe për llogari të partisë, jo si individ apo person fizik. Deklarata ka karakterin e një mesazhi publik që Partia i drejton qytetarëve përmes KQZ, që strukturat dhe mbështetësit e saj të mos përfshihen në veprimtari të paligjshme të shitblerjes së votave apo të pranojnë fonde nga burime kriminale. Si deklarim formal, në emër të partisë, ai është jo vetëm i transferueshëm, por krejtsisht pa asnjë efekt për zgjedhjet. Si cdo akt tjeter ligji vërtetë thotë nënshkruhet nga Kryetari, sepse ky i fundit është me ligj përfaqësuesi i partisë në raport me të tretët, por kjo nuk i jep aktit kurrësesi karakter individual.
Për Komisionerin janë të transferueshme aktet më të rëndësishëm për zgjedhjet (regjistrimi i partisë; paraqitja e kandidatëve; caktimi i administratorëve të zgjedhjeve); por jo mesazhi publik, krejt formal, i Partisë. Edhe në këtë rast ecën me logjikën që “kjo më pelqen të bëhet kështu, ndërsa atë tjetrën e dua ashtu”.
Në këtë kuptim, rrëmuja e krijuar me dashje nga Komisioneri, bën që KQZ të shërbej më shumë si zyrë propagande, sesa si zyrë e administrimit të zgjedhjeve. Nuk ka cënim më të rëndë për zgjedhjet sesa shndërrimi i KQZ-së në zyrë propagande dhe perceptimesh politike.
Për më tepër, Komisioneri vendosi publikisht afat 48 orë, por në skadim të këtij afati doli po publikisht dhe pohoi që afati skadon në 12 të natës (60 orë). Në fakt, afati ka skaduar në orën 10 të mëngjesit, orë në të cilën Ilirjan Celibashi kishte detyrimin për të marrë vendimin përfundimtar. U fsheh, në pritje që vendimet e tij ti marrin të tjerët. Përgjegjësia ligjore kërkonte të mos fshihej pas KAS, duke mos ushtruar me dashje detyrën dhe duke u përpjekur ti qëndrojë besnik qokave politike që ka marrë përsipër.
Partia Demokratike e Shqipërisë njofton opinionin publik se sapo ka depozituar ankimin në KAS, kundër vendimit të paligjshëm personal të Komisionerit, duke bërë thirrje për një shqyrtim sa më të shpejtë dhe profesional, të pa ndikuar politikisht dhe në përputhje me ligjin./ CNA.al
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka preku...
Dy ditë më parë, CNA.al raportoi shkarkimin e Artan La...
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Elbasanit, ...
The head of PL, Ilir Meta, has issued a warning from K...
Deputetja Flutura Açka e grupiut të vulës, ka bërë mbr...
Kreu i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi ka reaguar p...
MP Saimir Korreshi, part of Enkelejd Alibeaj's group, ...
Lulzim Basha, i cili është kryetar zyrtar i Partisë Demokr...
The chairman of the Republican Party, Fatmir Mediu, ha...
The head of the parliamentary group of the Socialist Party...
The head of the DP branch, Durrës, Dritan Burgjia, has den...
Nebil Çika, the adviser to the head of the "seal group" ha...
The legal representative of the stamp group, Indrit Sefa, ...
The new schools in Tirana are built everywhere with the sa...
Nebil i Çika, known as Enkelejd Alibeaj's adviser, has ann...
The candidate for the municipality of Tirana, Belind Kelli...
The judge of the "Babale" file, Edlira Petri, has been exc...
The former head of Cadastre, Artan Lame, during the presen...
During the ceremony for the presentation of Dallandyshe Bi...
After the dismissal of Artan Lame, the head of the governm...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A road accident occurred this evening on Nikolla Zoraqi St...
Three people were shot and wounded in Elbasan last night b...
A serious incident occurred this Tuesday in the Yrshek are...
An accident occurred this Tuesday on "Dituria" street in K...
All of Southern Europe will face changing weather conditio...
Albania was hit by temperatures significantly higher than ...
For the first time, Pogradec welcomed the Inter-Lake Chess...
Albania has achieved a record for the employment of foreig...
US Secretary of State Marco Rubio arrived in Manila on Jul...
In the space of a few days, Ukrainian President Volodymyr ...
The spokesman for the Iranian Foreign Ministry warned Bulg...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
Construction company licenses will have a validity period ...
The Centralized Purchasing Operator recently opened a tend...
The new draft law "On the Bank of Albania" provides that t...
This Tuesday, one US dollar is bought for 81.2 lek and sol...