web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shqipëria voton!/ Gara për 61 Bashki

2023-05-14 07:08:00, Politikë CNA
Shqipëria voton!/ Gara për 61 Bashki
Foto ilustruese

Sot, Shqipëria voton për të zgjedhur kryetarët e bashkisë në 61 bashki dhe këshillat bashkiakë.

Sipas listës përfundimtare të zgjedhësve, të gjeneruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile në Ministrinë e Brendshme, rreth 3,650,550 shtetas shqiptarë kanë të drejtën për të ushtruar votën e tyre.  

122 545 shtetas votojnë për herë të parë në zgjedhjet e 14 majit, ndërsa 1,111 shtetas nuk janë përfshirë në lista për shkak të dekriminalizimit.

Në të gjithë vendin nga 5212, tani janë 5213 qendra votimi, ndërkohë që pranë çdo Njësie të Qeverisjes Vendore apo KZAZ-je janë shpallur listat zgjedhore, ku qytetarët mund të verifikojnë emrin në listë dhe Qendrën e Votimit.

Në garë do të jenë 143 kandidatë për kryetarë bashkish, dhe 23 mijë e 645 kandidatë për anëtarë në këshillat bashkiak.

Në pjesën më të madhe të bashkive ka nga 2 kandidatë, ku garojnë përfaqësues të Partisë Socialiste dhe Koalicionit Bashkë Fitojmë, dy subjekte politike që kanë kandidatët e tyre në të 61 bashkitë.

Partia Demokratike ka nxjerrë kandidatë për kryetar në 14 bashki dhe listën e kandidatëve për këshilltarë në 54 bashki të vendit.

Për verifikimin e emrit në listën e zgjedhësve qytetarët mund të kontrollojnë online në faqet zyrtare të Ministrisë së Brendshme apo KQZ-së, si dhe në platformën e-Albania.

Qytetarët mund të votojnë me pasaporta biometrike ose karta identiteti, ndërkohë që vlefshmëria e kartave të identitetit, të cilat skadojnë deri më 14 maj është zgjatur deri në 31 maj. Zgjatja e vlefshmërisë vlen vetëm për dokumentin e identifikimit ID dhe jo për pasaportat biometrike./ CNA.al





22:45 POLITICS

Rama e quan

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur lidhur me epi...

Lajmet e fundit nga