web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama, akuza kandidatit të opozitës në Vaun e Dejës/ Mos i merr në qafë njerëzit duke shpërndarë para për vota

2023-05-12 15:55:00, Politikë CNA
Rama, akuza kandidatit të opozitës në Vaun e Dejës/ Mos i
Kryeministri Edi Rama

Në takimin përmbyllës elektoral në Vaun e Dejës, Kryeministri Edi Rama ka hedhur akuza kundrejt kandidatit të koalicionit Bashkë Fitojmë në këtë bashki, Zef Hila, duke thënë se ky i fundit po shpërndan para në këmbim të votës.

Rama u tregua i prerë dukë thënë se raste të tilla nuk do tolerohen, duke nënkuptuar rastin e Fredi Belerit i cili është arrestuar dhe akuzohet për blerje votash dhe dy punonjës të Bashkisë Shkodër të cilët u kapën në flagrancë gjatë tentativës për të shpërndarë 50 qese me ushqime në këmbim të votave të qytetarëve.

“Zef mos i merr në qafë njerëzit duke shpërndarë para për vota se është shumë vonë. Më beso mua, unë e di se ti nuk e bën këtë por mos lejo të tjerët të bëjnë kështu se po kapen shumë. Këta është e bukur se kur kapen thonë “po na vjedhin votat”. Zef është kryer kjo punë Kristjani do marrë stafetën. Ne nuk vijmë këtu për të thënë këtu hajdeni të gjithë e bëhuni socialist.  Ne kur marrim drejtimin e një bashkie, nuk i ndajmë njerëzit për ne nuk ka majtas djathtas por drejt vetëm përpara për të majtët dhe të djathtët”- tha Rama./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga