web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shembi Teatrin Kombëtar/ Berisha: Rama, shkatërrimtar i identitetit të Tiranës!    

2022-07-27 19:41:00, Politikë CNA
Shembi Teatrin Kombëtar/ Berisha: Rama, shkatërrimtar i identitetit
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka organizuar një takim për trashëgiminë kulturore, e cila është në rrezik, nga shembja e Teatrit Kombëtar tek grabitja e Parkut Kombëtar të Butrintit nga qeveria e Edi Ramës.

Berisha deklaroi se Edi Rama është një shkatërrimtar i identitetit të Tiranës, i cili është identitet që rrezaton në të gjithë kombin.

Kreu i PD tha se Edi Rama shembi Teatrin Kombëtar me një urrejtje të paimagjinueshme.

"Tirana është zemra. U vërsul kundër vendimit që kishte miratuar vetë. Me kinema 17 nëntori, u kthye, bënë një betejë epike artistët për Teatrin, e zhduku Teatrin me një urrejtje të paimagjinueshme."-tha Berisha./CNA.al





Lajmet e fundit nga