web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Autoriteti i Dosjes 'nxjerr' Metën nga kontrolli/ Flet për “ëndrra” me kryetarë

2022-07-27 14:18:00, Politikë CNA

Autoriteti i Dosjes 'nxjerr' Metën nga kontrolli/ Flet për

Ish Presidenti, Ilir Meta, në një deklaratë për mediat është shprehur se Autoriteti i Dosjeve nuk ekziston më për të, pasi sipas tij tashmë është autoriteti i manipulimit dhe i kriminalitetit të dosjeve.

I pyetur nga gazetarët nëse do të padisë Autoritetin e dosjeve, Meta tha:

“Nuk ekziston më autoriteti për mua, është autoriteti i manipulimit dhe kriminalitetit të dosjeve. Emrat e tyre do të vendosen në shtyllë. Qenka shqetësuar parlamenti i patronazhistëve se paska ardhur një I.M që duhet të jetë Ilir Meta se ka dëmtuar dikë në 88 apo në 89”, është shprehur Meta.

Ndër të tjera, Meta deklaroi se përsa i përket kësaj çështje siguron qytetarët se është ka qenë, është dhe do të jetë i pastër në ndërgjegjen e tij.

Ndërsa thekson se ëdnërra e tij tani është të bëhet kryetar i Referendumit.

“Tani Partia e Lirisë, e ka mbyllur hesapin me Esatin, kështu për çështjen në fjalë dua të siguroj të gjithë qytetarët që Ilir Meta është këtu pas 30 vitesh angazhimi politk, jo se s’ka bërë gabime, por është këtu se ka qenë, është, dhe do të jetë i pastër në ndërgjegjen e tij, në të vërtetat e tij por jo vetëm kaq por do të vazhdojë edhe për 40-50 vite të tjera .  Ëndrra ime tani është të bëhem kryetar i referendumit”, vijoi më tej Meta./CNA.al





Lajmet e fundit nga