web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Hajduti bërtet “kapeni hajdutin”/ Dyfytyrësia e Ilir  Metës

2022-07-27 11:38:00, Politikë CNA

Hajduti bërtet “kapeni hajdutin”/ Dyfytyrësia e Ilir 

Ilir Meta ka dalë sot duke bërtitur për të kapur hajdutin. Një ditë pasi është larguar nga Presidenca, nuk ka bërë gjë tjetër veçse të jetëq në ekrane.

Sot ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, duke e quajtur një vjedhës të pamëshirshëm.

Sipas tij, Rama i ka marrë peng socialistët.

“Rama një vjedhës i pamëshirshëm, që vjedh çdo gjë, që vjedh jo vetëm përmes buxhetit të shtetit, por edhe duke përdorur firmat e atyre që kanë ikur nga kjo botë. Ai nuk vjedh vetëm por bashkë me ekuipazhin e tij. Nuk ka lidhje me socialistët. I ka marrë peng.

Nuk është ky problemi. Po ecën me shpejtësi korrupsion dhe shumica e shqiptarëve ecin me varfëri sepse korrpusioni dhe varfëria ecin bashkë.

Është i pamëshirshëm se vjedh edhe në tërmet, vjedh shkëlqyeshëm edhe në pandemi”, është shprehur Meta.

Ai ka bërë këto deklarata në një kohë që është politikani më i lakuar për korrupsion dhe vjedhje./CNA.al





Lajmet e fundit nga