web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nuk ka debat për votimin e ministrave/ PS rrëzon kërkesën e deputetëve demokratë

2022-07-27 19:18:00, Politikë CNA
Nuk ka debat për votimin e ministrave/ PS rrëzon kërkesën e
Salla e Kuvendit

Deputeti i PD-së Lefter Gështenja ka bërë të ditur se Kuvendi ka rrëzuar kërkesën e deputetëve demokratë për ndryshimet në qeveri.

Në një postim në FB, ai shprehet se Rama s’mund të lejojë të dalë zbuluar para të vërtetave.

“Qeveria rrëzoi kërkesën e deputetëve demokratë për debat dhe kërkon të ndryshojë ministrat në heshtje të plotë. Arsyeja është e thjeshtë, Rama s’mund të lejojë të dalë zbuluar para të vërtetave, që largimi i disa ministrave lidhet me faktin se gjenden para arrestimit. Vjedhja e inceneratorëve dhe koncensionet nuk do kalojnë paq siç shpreson Rama!”, shkruan Gështenja.

The session for the voting of the new ministers will be tomorrow at 17:00. /CNA.al





Lajmet e fundit nga