web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Raporti i PS-së për Ballukun/ Manja në Kuvend: Refuzojmë heqjen e imunitetit se nuk është më ministre

2026-03-12 11:00:00, Politikë CNA

Raporti i PS-së për Ballukun/ Manja në Kuvend: Refuzojmë

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manaj, në emër të 5 anëtarëve të shumicës, ndau sot në Kuvend arsyet që grupi parlamentar i PS-së hartoi raportin për çështjen e Belinda Ballukut.

Sipas Manjës, refuzimi i mazhorancës për heqjen e imunitetit të Ballukut lihet me faktin se deputetja në fjalë nuk ushtron më funksionet ekzekutive.  

"Kjo është kërkesa e 7 e SPAK ë vjen në Kuvend për arrestimin e një anëtari të parlamentit për deputeten Balluku. Nuk kam lexuar kërkesë më të detajuar nga një organ i tillë. Bie ndesh me një nga rregullat e Kodit të Procedurës Penale. Do t’i qëndroj besnik nenit 77 të Kushtetutës. Në emër të shumicës, kur paraqitëm raportin tonë për Balluku, ka ndodhur një realitet i ri juridik dhe institucional. Ky fakt ka të bëjë me atë që deputetja në fjalë nuk ushtron më funksionet ekzekutive. Masa e sifurimit përsonal nuk proidhon më asnjë efekt real juridik dhe në të njëjtën linjë arsyetimi, raporti ynë e qartëson narrativën e SPAK për masat”,-tha Manja./CNA 





Lajmet e fundit nga