web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama nuk ndal sulmet/ Shigjeton sërish mediat: Po gënjejnë publikun

2022-11-03 22:40:00, Politikë CNA
Rama nuk ndal sulmet/ Shigjeton sërish mediat: Po gënjejnë
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka shigjetuar sërish mbrëmjen e sotme mediat në vendin tonë, pas sulmeve të njëpasnjëshme.

Rama than ë emisionin ?Real Story? se disa media bëjnë presione me lajme të rreme. Ai theksoi se kjo nuk e shqetëson për shkak se Facebook-u i tij është një media me influencë të madhe, por sipas tij problem është disinformimi i publikut.

?Nuk më shqetëson në aspektin personal apo të qeverisë, kam menduar për këtë ditë sepse disponoj një media me influencë jo të vogël që është faqja ime e Facebook, apo rrjetet sociale, kam kapacitetin e nevojshëm që të përcjellë një pjesë të gjërave që dua të përcjellë, dhe PS do investohet më shumë në këtë drejtim, jemi në kushtet e një bote mediatike të uzurpuar, problemi këtu është publiku që gënjehet në mënyrë permanente përmes gjysmë të vërtetash, jemi përpjekur që të mbajmë ekuilibër në raport me mediat, shumëkush është përpjekur që të tregojë që këtu ka pasur një marrëdhënie më jep të të jap dhe e kundërta, por kjo nuk është e vërtetë. Kemi respektuar të drejtën e çdo pronari dhe nuk kemi bërë asgjë për të ?blerë? apo ?në kontroll mediat?, fatkeqësi që në ekranet kombëtare disinformimi është normë, ne do imponohemi me faktet dhe rezultatet?, deklaroi kreu i qeverisë./ B.A. ? CAN.al





Lajmet e fundit nga