web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Alibeaj ia le fajin PD-së/ Lojë fjalësh për negociatat pa rezultat

2022-11-02 21:47:00, Politikë CNA
Alibeaj ia le fajin PD-së/ Lojë fjalësh për negociatat pa
Enkelejd Alibeaj

Enkelejd Alibeaj ia ka lënë Partisë Demokratike fajin për negociatat pa rezultat për gjetjen e kandidatëve të përbashkët për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Pas mbledhjes së dështuar të kryesisë së grupit, Alibeaj tha për mediat se zgjidhja e tij është më e mirë se ajo e kreut të PD-së, Sali Berisha dhe e demokratëve.

“Në zgjedhjet lokale do të shkojmë për të fituar, nuk do të lejojmë që demokratët të turbullohen nga ndarja. Ajo që unë them është gjëja më e mirë, ne kemi mbajtur një qëndrim të thjeshtë, në mënyrë që të mos përsëritet ajo që ndodhi. Kemi qenë gjithmonë të artikuluar për të dalë me një kandidat fitues. E përsëris, fitues. Për të qenë fitues, ne duhet të gjejmë kandidatë që të jenë shëmbëlltyrë e publikut, edhe atyre që nuk votuan më 6 mars. Kjo nuk bëhet në mënyrë të njëanshme. Zoti Bardhi e bëri dhe publik qëndrimin, 50% e pikëve nga Primaret, 50 nga sondazhet, me një këshill unanimi. Ky ishte propozimi ynë, një mekanizëm që i kënaq të gjithë. Nëse synimi do të ishte fitorja do të kishim rënë dakort, por nëse është synimi, hajde ti më njih mua, kjo nuk shkon. Ne duhet tu shërbejmë demokratëve, tu japim atyre komoditetin të zgjedhin një kandidat. Kjo është një arsye e madhe për të kaluar çdo lloj ndasie. Ky është qëndrimi më i mirë i mundshëm”, u shpreh ai.

Sipas tij, drejt fitores nuk shkohet me matematikë, por me moral.

“Nuk fitohet me matematikë por me moral, me njerëz që ua duan të mirën demokratëve, siluetë ndryshe nga regjimi, pa një të shkuar korruptive, me njerëz me politikë të përvuajtur, që largon nga egoja personale”, theksoi Alibeaj./ B.A. – CNA.al





Lajmet e fundit nga