Murder of the officer/ Enea Mekolli's uncle raises accusations: They were without any kind of protection
The uncle of the murdered officer, Enea Mekolli, Hazbi Mek...
The uncle of the murdered officer, Enea Mekolli, Hazbi Mek...

Gjykata e Apelit të Tiranës sot do të duhet të shqyrtonte konfliktin për vulën e Partisë Demokratike.
Gjyqi po mban pezull një nga çështjet e nxehta të konfliktit midis 2 PD-ve dhe vendimmarrja pritet të përcaktojë jo vetëm fatin e Partisë Demokratike, por edhe çdo vendimmarrje që kërkon vulën e kësaj force politike.
Pavarësisht firmave nëpër akt-padi, në fakt duket se palët janë Sali Berisha me Rithemelimin dhe Lulzim Basha me Enkelejd Alibeajn.
Berisha i Rithemelimit arriti që në 25 mars 2022, partia dhe vula të binte në duart e tij. Kjo pasi gjyqtari Agron Zhukri, njohu Kuvendin e 11 dhjetorit 2021.
Ai Kuvend përfshinte vendimet për shkarkimin e Lulzim Bashës, ndryshimin e statutit dhe Rithemelimin e PD-së.
Vendimi i Agron Zhukrit u ankimua nga grupi i Bashës në Apel. Grupi i Bashës çuditërisht nuk kërkoi të ishte palë e interesuar në procesin e depozitimit në gjykatë të vendimeve të Kuvendit të 11 Dhjetorit!
Megjithëse e la veten pa përfaqësim në Gjykatë, Basha mblodhi Kuvendin e 18 dhjetorit 2021, në të cilin përveç emocioneve të Grida Dumës për prijësin Lulzim Basha, pati edhe ngjarje të tjera siç ishin përjashtimi nga partia personat që janë “non grata” nga SHBA.
Grida Duma bëri thirrje që plakun ta linin në shejtaninë e tij.
Dhe ashtu u bë!

Kohë më parë kur Berisha ishte ende ai që vendoste në hije (siç do linte të kuptohej rëndomë nga Basha publikisht dhe siç deklaronte rëndomë me këdo privatisht), Basha kishte mbledhur edhe Kuvendin e 18 korrikut 2021. Në atë Kuvend ishin miratuar një statut i ri i PD-së, si dhe anëtarët e organeve drejtuese. Pas atij Kuvendi, Basha (Berisha?), thjesht harroi të depozitonte praktikën në Gjykatë. Kështu e gjeti dhjetori kohë kur Basha dhe Juristët e tij, në 13 dhjetor 2021, (dy ditë pas Kuvendit paralel të Berishës) kërkoi që të depozitonte në Gjykatë vendimet e Kuvendit të 17 korrikut 2021.
Meqë do shkonin, grupi i Bashës çoi në gjykatë për regjistrim edhe vendimet e Kuvendit të 18 dhjetorit 2021, por Gjykata e Tiranës regjistroi vetëm vendimet e 17 korrikut 2021.
Gjykata zgjodhi vetëm një palë vendime dhe jo të dyja. (Kaosi duhet të ishte i plotë!)
Basha pretendon që gjykata duhet të depozitojë të dyja tufat e vendimeve, si ato të 17 korrikut edhe ato të 18 dhjetorit. Kjo kërkesë e grupit të Bashës është çështje që mbetet ende për t'u shqyrtuar nga Gjykata, ndërkohë që Apeli ka ankimimin për vendimin e Agron Zhukrit.
E meqë nuk u dukën boll ankimime, Berisha me të vetët ka depozituar në Gjykatë edhe 2 padi të tjera. Të dyja kanë arritur në Gjykatën e Apelit.
Njëra është padi që kundërshton ankimimin e Bashës për vendimin e Zhukrit dhe tjetra për të mos legjitimuar Bashën si palë në proces.
Trupa gjykuese për këtë padi përbëhet nga:
- Elona Toro,
- Genti Shala dhe
- Edlira Petri.
Sot Apeli, pas disa shtyrjesh do të duhet të vendoste për njërën kërkesë. Atë që lidhet me rrëzimin apo lënien në fuqi të vendimit të shkallës së pare, i cili i dorëzoi PD-në Berishës.
Trupi gjykues përbëhet nga:
- Irida Kacerja,
- Genti Shala dhe
- Emona Muçi.
Genti Shala është pjesë edhe e trupit gjykues që pret të shqyrtojë paditë që kundërshtojnë ankimimn e Bashës për vendimin e Zhukrit dhe tjetrën për të mos legjitimuar Bashën si palë në proces.
Nëse këta gjyqtarë rrëzojnë vendimin e Zhukrit, PD-ja kalon sërish në duart grupit të Lulzim Bashës. Nëse lënë në fuqi vendimin e Zhukrit, PD-ja mbetet në duart e Berishës.
Ky ishte vendimi që pritej të merrej sot.
Por ndërsa gjithë mediat flasit për trembje të Berishës nga vendimi i pritshëm, askush nuk ka vënë re që seanca e sotme nuk u shty nga Berisha.
Shtyrja u kërkua nga avokati që përfaqësonin grupimin Basha.
Nëse vendimi i pritshëm paska qenë në favor të grupimit të Bashës, pse u kërkua shtyrja?
Do ishte rasti unik në nivel botëror kur një avokat, klienti i të cilit po fiton, kërkon të shtyjë zhvillimin e seancës që do i jepte fitoren.
Bindja e analistëve se ai që po humb është Berisha, duket pa kuptim kur shtyrja kërkohet nga avokati i Bashës.
Ose ne të gjithë nuk paskemi parë gjë akoma, ose Basha po i bën favor Berishës./ CNA.al
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka përsëritur...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi ka ngritur a...
Deputeti i PD-së, Edmond Spaho, ka shprehur shpresë pë...
The chairman of the Democratic Party, Sali Berisha, he...
Kujtim Gjuzi ka shpallur ditën e sotme kandidaturën për Ti...
Invited to the "Now" show, analyst Kreshnik Spahiu spoke a...
Mjeku Ilir Alimehmeti i ftuar në emisionin ‘Now’ në Eu...
Mjeku Ilir Alimehmeti deklaroi se pati një frymë dhe s...
Enkelejd Alibeaj announced today the call of the meeti...
Mbështetësi i Partisë Demokratike, Arjan Mëniku, që vj...
Enkelejd Alibeaj ia ka lënë Partisë Demokratike fajin ...
Pas mbledhjes së dështuar të kryesisë së grupit të përçarë...
Belind Këlliçi, kandidati i primareve në Partinë Demok...
Enkelejd Alibeaj njoftoi sot thirrjen e mbledhjes së k...
Dy esksponentë të tjetër i janë bashkuar ditën e sotme...
A few minutes ago, the meeting of the group of disside...
The chairman of the Freedom Party, Ilir Meta, has agai...
The head of the Freedom Party, Ilir Meta, about whom C...
Ilir Meta, the president elected by the farcical vote a fe...
The Democratic Party has presented the primaries spot for ...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The protests of recent days related to the situation in Zv...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A money changer in Durrës lost 60 thousand euros after bei...
The 6 citizens captured in Dubai, members of criminal grou...
A serious accident occurred on the Kardhiq-Delvinë axis, i...
Authorities have conducted a large-scale anti-drug operati...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
Albania is facing an unprecedented demographic transition,...
On Thursday, our country will be affected by unstable weat...
Russian President Vladimir Putin said the war in Ukraine c...
An extraordinary story of survival has been recorded in Ne...
The Peace Implementation Council in Bosnia and Herzegovina...
John Bolton, the former national security adviser to US Pr...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...
This Friday, one US dollar is bought for 81.3 lek and sold...
The government aims to transform the country's industrial ...