web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama në Londër: Ballkani Perëndimor i përket Europës dhe nuk mund të qëndrojë jashtë saj

2025-10-21 15:22:00, Politikë CNA

Rama në Londër: Ballkani Perëndimor i përket Europës

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në panelin e Chatham House, me temën “Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Europian” është shprehur se ka besim në anëtarësimin e vendeve të rajonit në Europë.

Ai tha se aktualisht Bashkimi Europian ka nevojë për të pasur brenda vetes edhe shtetet e rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe kjo sipas tij u kuptua pas agresionit rus në Ukrainë. Rama theksoi se Ballkani Perëndimor i përket Europës dhe shtetet e këtij rajoni nuk mund të rrinë jashtë BE-së.

"Ne kemi shumë sfida por ndihemi mirë për sfidat tona. Sic ju thashë jemi në një peridhë ku Europa po sillet shumë mirë me ne. Është e vështirë të bësh biseda pikante. Ajo cfarë mund të them është se besoj në këtë pikë në kohë ne po ecim më mirë se Europa. Unë kisha besim edhe në kohën kur ishte qesharake të kishe besim dhe më shumë se 90% e shqiptarëve i beson anëtarësimit europian. Për ne nuk është asgjë përpos asaj që ishte për etërit themelues ku zgjedhim të jemi të sigurt. Për ne kjo është një bindje shumë e fortë. Që prej agresionit të Putinit ndaj Ukrainës, Europa u zgjua me zhurmë, po bën më të mirën emundshmë për të marrë Ballkanin. Europa është e tëra pro kësaj. Më pas një jetë e rë do të zërë fill edhe pse me sfida të reja. Ne përkasim aty dhe nuk mund të qëndrojmë jashtë.", tha Rama. /CNA





Lajmet e fundit nga