web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Rama, i gatshëm të bëjë gjithçka”/ Bylykbashi: Në 14 Maj u përplasëm me shtetin dhe jo partinë

2023-09-06 11:31:00, Politikë CNA
“Rama, i gatshëm të bëjë gjithçka”/
Oerd Bylykbashi , deputeti i PD-së

Oerd Bylykbashi , deputeti i PD-së së Sali Berishës, gjatë prezantimit të librit në të cilin janë hedhur përmbledhjet për manipulimet ë zgjedhjet e 14 Majit është shprehur se opozita ka provuar mefakte të gjitha shkeljet që janë bërë në këtë process zgjedhor.

Bylykbashi theksoi se lajtmotivi i vetëm i kryeministrit Edi Rama është që të fitojë zgjedhjet me çdo kusht dhe se për këtë është i gatshëm të përdorë çdo gjë.

Sot prezantojmë librin e zit ë zgjedhjeve. Sot nuk kam asnjë lloj kënqëëie të prezantojmë këtë libër. Ky është një moemtn i errët për demokracinë shiqptare.

Dokumente, shkrime, fotografi që tregojnë se çfarë janë shkeljet në Shqipëri. Kjo është një detyrë që opozita e bëri. Faktoi që zgjedhjet e 14 Majit nuk ishin të lira, as të ndershme. Ajo që është shqetësuese është se na katapultojnë prapa 20 vjet.

Kemi një dekadë me Ramën në krye ku lajmotiv i tij është një dhe i vetëm të fitojë zgjedhjet me çdo kusht që do të thotë është i gatshëm të përdorë çdo gjë. E filloi duke përdorur kanabizimin, drogën dhe bandat kriminale.”, ka thënë Bylykbashi.

Më tej , Bylykbashi tha se Kodi Zgjedhor është një kinezeri që i dha dritën jeshile administratës socialiste për të masakruar zgjedhjet.

Ai nënvizoi se opozita në 14 Maj u përplas me shtetin dhe jo partinë.

“Kodi Zgjedhor është një kinezeri. Kjo ishte drita jeshile për administratën socialiste për të masakruar zgjedhjet. Me 14 Maj opozia u përplas me shtetin dhe jo partinë”, u shpreh Bylykbashi./ CNA

 





Lajmet e fundit nga