web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Why doesn't Ilir Meta open his own file?

2022-08-01 16:09:00, Politikë CNA
Why doesn't Ilir Meta open his own file?
Former president Ilir Meta

The letter of the Authority of Files addressed to the Parliament of Albania, according to which it appears that the collaborator of the State Security with the initials IM is Ilir Meta himself; former Ilir Metaj, former President of the Republic, former Speaker of the Assembly, former Prime Minister, former chairman of the former LSI and now Chairman of the Freedom Party, has ignited a political debate in which almost everyone is involved.

Mirëpo ajo që bën më shumë përshtypje dhe që ngre më shumë pikëpyetje është sjellja e vetë Ilir Metës, i cili në mënyrë të pakuptimtë po sillet sikur edhe ai vetë e ka pranuar si të vërtetë atë që është thënë për të që ka qenë spiun. Kjo lexohet qartë jo vetëm nga nervozizmi i tij sa herë i duhet të flasë publikisht për atë dosje, por edhe nga retorika mjerane e ca idiotëve rreth tij, që ndërsa bëjnë sikur e mbrojnë, në fakt e dekonspirojnë më shumë e shërbejnë si argumenta në favor të akuzës që i është bërë.

Për sa kohë ka zgjedhur të mbrohet pa asnjë argument me çfarë thotë vetë e prej ca injorantëve që në vend t’i vënë vetulla po i nxjerrin sytë, përse Ilir Meta nuk bën më të thjeshtën; të kërkojë dhe ta hapë vetë dosjen e tij. Ligji nuk e pengon për këtë gjë. Atëherë pse nuk e bën? Nëse është vërtetë i pastër, nëse nuk ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit, pse nuk e hap vetë dosjen e tij e ta bëjë publike e të na thotë: shikoni o budallenj, shikoni o të mjerë e hapini sytë përballë të vërtetës ju të gjithë nga Genta Sula e deri te Lindita Nikolla dhe Edi Rama dhe mos më çani kokën me sajesat tuaja e shpifjet me të cilat më akuzoni që kam qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit?

Unë po të isha në vend të Ilir Metës këtë gjë do të bëja e do jua mbyllja gojën të gjithëve.

Por do të bëja edhe një gjë tjetër, natyrisht nëse nuk do të isha spiun; do ta denoncoja në Prokurori publikisht e menjëherë Genta Sulën dhe gjithë Autoritetin e Hapjes së Dosjeve për shpifje, për falsifikim të dokumenteve zyrtare, për shpërdorim detyre dhe për cenim të imazhit.

Pra, po të isha Ilir Meta jo spiun, do ta hapja e publikoja vetë dosjen time fletë për fletë e faqe për faqe, do t’i denoncoja në Prokurori ata që kanë sajuar apo fabrikuar një lajm të rremë dhe e treta, do të inicioja, do të formuloja dhe do të dërgoja në Kuvend vetë amendamentet e kërkuara nga Autoriteti i Dosjeve në ligjin për hapjen e dosjeve.

Mirëpo unë nuk jam Ilir Meta, nuk jam as Ilir Metaj, që nuk ka guxim as ta hapë dosjen e tij e as ta mbyllë.

Pra, përse Ilir Meta/ Metaj nuk e hap dhe nuk e bën publike dosjen e tij?

Pse nuk i denoncon në Prokurori ata që ai mendon se e kanë sajuar lajmin se ka qenë spiun?

Pse nuk e merr vetë iniciativën që të formulojë amendamentet për ndryshimin e ligjit dhe t’i mundësojë Autoritetit të Hapjes së Dosjeve të na thotë të vërtetën?!

Deri tani faktet janë kundër tij. Kundër tij janë edhe veprimet dhe mosveprimet e tij. Ndërkohë, derisa të zbardhet e vërteta, ai është ish-bashkëpunëtori apo ish-spiuni I.M./ CNA.al





Lajmet e fundit nga