web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Political circus/ Meta comes out to talk about Kosovo and deals with Rama

2022-08-01 13:52:00, Politikë CNA

Political circus/ Meta comes out to talk about Kosovo and deals with Rama

At noon, politicians' reactions to the situation in the North of Kosovo began

The head of PL, Ilir Meta, has condemned the actions of Serbian parallel structures.

While speaking with superlatives about Kosovo's institutions, he accused Prime Minister Edi Rama of keeping his mouth shut.

According to him, last night's events are a clear indication that Serbia is not interested in respecting the international agreements and mediated by the international factor, signed in Brussels with Kosovo.

“Përkundrazi i bllokon ato dhe i keqpërdor maksimalisht vetëm në interes të politikave destruktive dhe destabilizuese duke u fshehur pas grupeve kriminale në Veri të Republikës së Kosovës. Institucionet e Kosovës treguan pjekuri dhe mençuri që bashkëpunuan dhe pranuan këshillën e aleatëve perëndimorë, BE dhe SHBA, që për 30 ditë të shtyhen masat e reciprocitetit të kalimit të qytetarëve, mallrave dhe mjeteve motorike me Serbinë”, tha Meta.

Deklarata e plotë

Pas një tensioni artificial të krijuar në Veriun e Kosovës dhe në Pikat e Kalimit Kufitar Kosovë-Serbi, të nxitur nga ana e Beogradit, jemi të kënaqur që situata tani është shumë më e qetë dhe po shkon drejt stabilizimit të plotë.

Edhe këtë herë klasa politike në Kosove, pozitë dhe opozitë së bashku, treguan pjekuri politike dhe ishin njëzëri në mbrojtje të interesit shtetëror, integritetit territorial të Republikës së Kosovës dhe sundimit të ligjit.

Ngjarjet e mbrëmshme janë tregues i qartë që Serbia nuk është e interesuar të respektojë marrëveshjet ndërkombëtare dhe të ndërmjetësuara nga faktori ndërkombëtar, të firmosura në Bruksel me Kosovën, përkundrazi i bllokon ato dhe i keqpërdor maksimalisht vetëm në interes të politikave destruktive dhe destabilizuese duke u fshehur pas grupeve kriminale në Veri të Republikës së Kosovës.

Lëvizja e lirë e qytetarëve dhe e mallrave është në themelet e Bashkimit Europian. Në BE nuk mund të shkohet me bllokime të marrëveshjeve ndërkombëtarisht të obligueshme, siç po bën Serbia.

Nxitja e tensioneve nga ana e Serbisë në Veri të Kosovës dhe më gjerë në rajon, është në dëm jo vetëm të rajonit tonë, por edhe mbarë Europës.

Siguria dhe stabiliteti në rajonin tonë është sot më i domosdoshëm se asnjëherë tjetër.

Institucionet e Kosovës treguan pjekuri dhe mençuri që bashkëpunuan dhe pranuan këshillën e aleatëve perëndimorë, BE dhe SHBA, që për 30 ditë të shtyhen masat e reciprocitetit të kalimit të qytetarëve, mallrave dhe mjeteve motorike me Serbinë.

Bashkimi Europian duhet të jetë më këmbëngulës dhe të detyrojë Serbinë të zbatojë marrëveshjet e firmosura me Kosovën, si dhe të jetë i qartë se çdo tendencë për destabilizimin e rajonit do të dënohet dhe do të ndëshkohet ashpër. Beogradi të heqë dorë nga nxitja e grupeve kriminale në Veri të Kosovës me qëllim destabilizimin e situatës. Kosova dhe Serbia të bashkëpunojnë ngushtë kundër krimit të organizuar, edhe përmes Europolit dhe Interpolit.

Qeveria e Shqipërisë dhe Kryeministri i saj, nuk duhet të bëjnë lojën e strucit nga halli se i mbetet qejfi shefit të “Ballkanit të Hapur”, por të pozicionohet qartë në krah të Kosovës dhe të drejtës së saj. Siç e pamë qartë dje, Serbia mbylli kufijtë, KM mbyll gojën.

The Freedom Party estimates that it is time to reach a final agreement between Kosovo and Serbia, as a complete package, which will solve once and for all the problems between the two countries.

Any partial and non-complete solution will be an open path for continued tensions and high costs for peace, security and stability in our region.

The Berlin process and Euro-Atlantic integrations are the only fair and safe path for the entire region. /CNA.al





Lajmet e fundit nga