web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Nuk ka krizë për premtime”/ Rama vijon fushatën në Elbasan

2022-10-21 12:00:00, Politikë CNA

“Nuk ka krizë për premtime”/ Rama vijon fushatën

Kryeministri Edi Rama vijon fushatën zgjedhore jozyrtare. Nga Gjirokastra është zhvendosur në Elbasan, aty ku po flet për fermerët dhe bujqësinë me premtime të mëdha.

Sipas tij, bujqësia sot pavarësisht krizës, që është një krizë e madhe botërore, pavarësisht vështirësive është në ditën e vet më të mirë krahasuar me nga jemi nisur përsa i përket prodhimit dhe eksportit.

“Ua them të gjithave, nuk ishte para 50 vjetësh, ishte patra 6-7 vjetësh që kur vijë këtu të gjitha rrugët ishin të mbushura me njerëz që dilnin të rruga për të shit ca kishin prodhuar. Mbushur me tezga druri se nuk kishin infrastrukturë grumbullimi. Nuk më asgjë nga ato. Pse janë zhdukur se ka filluar një fazë e re, ku me gjithë sistemin e pikave të grumbullimit që kemi ndërtuar duke iu mbështetur ju i është dhënë një dorë e madhe fermerëve. Tani kemi nevojë për tregje cilësore dhe me çmime të arsyeshme.

Për këtë po punojmë më programin e ri në bazë të një programi janë 5 tregje të para që do të ndërtohen dhe që nuk do të jenë tregje që varen nga privati që vendosin çmime marramendëse, por tregje në dispozicion të fermerëve”, është shprehur Rama./CNA.al





Lajmet e fundit nga