web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pas shkrirjes së LSI-së që u bë PL/

2022-10-21 11:20:00, Politikë CNA

Pas shkrirjes së LSI-së që u bë PL/

Ilir Meta pasi iku nga Presidenca u rikthye në LSI ndërroi emrin e partisë dhe u bë kryetar i saj.

Në këto kushte ai paralajmëroi revolucion se do të rërzojë qeverinë, se do të denoncojë afera të mëdha, ndërsa sot shfaqet duke bërë fushatë nga selia e tij.

Dhe jo fushatë me anëtar të PL-së, se ata kanë avulluar që në kohëne LSI-së, por duke dalë drejtëpërejt në rrjete sociale dhe njëherësh edhe në media.

Një fushatë virtuale, kua ka folur për arsimin dhe rritjen e çmimeve.

Sipas tij edhe në Ukrainë, në vendin ku po zhvillohet lufta çmimet janë më të lira.

“Si shpjegohet që cmimet në Ukrainë janë më të lira se në Shqipëri. Si shpjegohet që cmimet në Kosovë, në Maqedoni në Malin e Zi janë më të lira se në Shqipëri. Si shpjegohet që cmimet këtu janë më të larta në rajon dhe më shumë se 90% e vendeve të BE. Sepse ky është një armik i betuar i prodhimit vendas”, është shprehur Meta.

Më tej kreu i PL-së se kanë  inicuar ndryshime të rëndësishme në radhë të parë për të hequr kufizimet për bizneset që investojnë në impiante fotovoltatike që këtë të drejtë ta ketë AKBN dhe jo ministria.

“Ky do të ishte një kontribut shumë i madh për konsumatorët familjarë dhe jo vetëm por dhe për bizneset për ta zgjidhur vetë cështjen e energjisë. Sepse brenda 4 vitesh ky investim është i vetëshlyer. Menjëherë pas kësaj iniciative, ky sharlatan del dhe kërcënon prodhuesit vendas të energjisë elektrike. Të cilët kanë mbajtur peshën kryesore të prodhimit. Ky do t’i vërë tatim të jashtëzakonshëm si etërit e tij dikur, për arsye se këto ja japin FTL”, është shprehur më tej Meta./CNA.al





Lajmet e fundit nga