web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Nuk ka më në fokus Ramën”/ Patozi: Berisha ka hall të mundë “Alibashën”

2022-10-20 22:40:00, Politikë CNA
“Nuk ka më në fokus Ramën”/ Patozi: Berisha ka hall
Ish-koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi

Ish-koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka komentuar situatën brenda Partisë Demokratike, e cila është në bisedime me grupin e Enkelejd Alibeajt.

Patozi tha në Klan News se kryetari i PD-së, Sali Berisha, nuk ka më në fokus kryeministrin Edi Rama, por ka hall të mundë Enkelejd Alibeajn dhe Lulzim Bashën, të cilët i quajti “Alibasha”.

“Sali Berisha sot nuk ka hall të mundë Ramën, ka hall të mundë “Alibashën”, Rama nuk është sot në fokusin kryesor të Sali Berishës, jo vetëm se e njoh atë parti por se jam vëshgues i hollë i zhvillimeve politike në Shqipëri. Kjo ndarje e PD nuk ështe e rastësishme që ndodhi nga qielli, kjo është pasojë e një kursi të gabuar 10-vjeçar, që sot po merr faturën”, u shpreh ai.





Lajmet e fundit nga