
Kandidati për kreun e ri të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Mariglend Doçi, ka folur në një intervistë për CNA.al për garën dhe arsyet që e bënë t’i bashkohej asaj.
Doçi rrëfeu se është rritur në gjirin e FRPD-së, ndaj e konsideron veten të gatshëm për të drejtuar të rinjtë, ndërsa tregoi vlerësim për 5 kandidatët e tjerë që kërkojnë lidershipin e FRPD-së.
Sekret të fushatës së tij, ai cilësoi popullaritetin që ka në çdo cep të Shqipërisë. I pyetur nga CNA.al për gjërat që nuk janë bërë mirë në FRPD, kandidati për kryetar nuk preferoi të flasë me raste konkrete, por u shpreh se duhet luftuar që të plotësohen boshllëqet.
Përsa i përket debatit politik nëse i duhen ose jo politikës “non grata”-t dhe ish-spiunët, Doçi deklaroi se sot duhen liderat që i pëlqen populli vendas dhe jo liderat që pëlqen Amerika apo Europa.
Në mbyllje, Doçi dhe edhe disa mesazhe për të rinjtë që të aktivizohen në politikë e të mos ikin nga vendi, teksa premtoi se do tu sjellë atyre barazi, meritokraci dhe shpresë.

Intervista e plotë:
1. Përse vendosët të garonit për kreun e FRPD-së?
Vendosa të garoj për kreun e FRPD, fillimisht duke u nisur nga kontributi im prej vitesh në këtë strukturë e duke e ndjerë veten tashmë të gatshëm për ta drejtuar.
Unë jam rritur në forumin rinor, jam rritur me kauzat e sakrificat që kemi kaluar të gjithë së bashku dhe mosha ime më e bukur ka kaluar në dyert e FRPD.
Unë sot nuk ndihem vetëm i gatshëm për ta drejtuar, por i gatshëm për të bashkuar të gjithë të rinjtë dhe i gatshëm për t’i dhënë një frymë dhe një model tjetër lidershipit të FRPD.
Në këtë gjendje që jemi sot, drejtuesi i forumit rinor nuk duhet të jetë një njeri për të komanduar punë nga zyra, por një njeri terreni dhe një njeri për tu bërë zëri i të rinjve.
2. Kush është sekreti i fushatës suaj?
Pyetje e bukur…
Unë jam rritur në terren, jam rritur cep me cep të Shqipërisë duke qenë i pranishëm kudo. Dhe këtë po e vërej sot që jam në fushatë, ku në çdo qytet më njohin dhe më hapin derën.
Unë nuk kam qenë vetëm njeri i konferencave apo njeri i vetëm një zone që të më njohë një komunitet i caktuar, por kam qenë pjesë e kauzave pothuajse në çdo qytet të Shqipërisë dhe ky fakt, pra të qenurit në terren gjithë kohën dhe njeri popullor, po më ndihmon shumë në fushatë, pasi dhe në cepin më të thellë të Shqipërisë mua gjithmonë do të ketë njerëz që do të më presin…
3. Cilin nga rivalët vlerësoni më shumë?
Unë i vlerësoj maksimalisht të gjithë kandidatët e tjerë, pas nuk i cilësoj si rivalë, jemi rritur të gjithë bashkë e me disa prej tyre kemi luftuar kauza bashkë, dhe në thelb jemi anëtar të një familjeje politike, dhe deri në fund të garës nuk do t’i cilësoja si rivalë. Është e vërtetë që dikë e vlerësoj pak më shumë e dikë pak më pak, nisur nga kontributi i tyre në PD, por mes nesh s’duhet të përdoret fjala rival.
4. Cili është rivali më i dobët?
Rivali më i dobët?! E ceka dhe pak më lart që për mua dikush vlen pak më shumë e dikush pak më pak, ama gjithsecili nga ata emra e ka një lidhje me PD dhe meritojnë të bëjnë garën e tyre.
Ka kandidatë që i shikoj pak më dobët se të tjerët, por është herët për të folur për të dobët e për të fortë.

5. Çfarë ka bërë dhe nuk ka bërë mirë FRPD?
Si çdo gjë tjetër në jetë, sidomos në politikë, gjithmonë ka vend për më mirë…
Edhe në FRPD ka gjëra që janë bërë mirë, ka gjëra që kanë çaluar dhe ka të tjera që kanë defiçensën e tyre..
Nuk do doja të ndalesha në veprime konkrete, por di të them që nga këto veprime kam mësuar shumë dhe sot ndaj ndihem i gatshëm për të qenë në krye të FRPD për të bërë akoma më mirë shumë gjëra që nuk u bënë kurrë më mirë dhe për mos t’i lënë më shumë vend pyetjes: “çfarë nuk është bërë mirë?”
Sigurisht që kryetari i kaluar ka patur në dorë të bëjë akoma më shumë për të rinjtë, dhe pse kemi qenë në situata të veshtira.
Për shumë vendime i kam shtrënguar dorën kryetarit të kaluar të FRPD-së dhe shumë herë të tjera kemi patur përplasjet tona për veprime që më janë dukur të padrejta.
Në forum duhet të vlersohen të gjithë njësoj, pa dallime miqësie, pa dallime shtresash. Jemi 1.
6. A i duhen politikës “non grata”-t dhe ish-spiunët?
Politikës sot i duhen liderat që i do populli vendas dhe jo liderat që do Amerika apo Europa për ne.
Në qoftë se të shpall “non grata” vendi yt, aty ke marrë fund, po kur populli të do dhe të vlerëson kaq shumë, asnjë “non grata” i botës nuk të dobëson dot.
7. Cili është filmi më i bukur kur ishit fëmijë?
Ç’është e vërteta, unë jam rritur me politikë që fëmijë e në kohën time të lirë kam parë vetëm fjalime politike nga lidera të botës, apo jam njohur me filma me aspekte politike, ku është folur për politika të shteteve të ndryshme të botes..
Kam parë shumë filma të tillë dhe nuk po veçoj dot vetëm 1…
8. Çfarë i mungon sot rinisë?
Sot rinisë i mungon besimi, shpresa…
Është pak e vështirë t’i angazhosh, pasi herë pas here shprehen të zhgënjyer e nuk kanë shpresë se mund të ndryshojë kjo gjendje.
I karakterizon pak pasiviteti, janë kthyer në një shoqëri pasive, ndaj duhen në politikë modele frymëzuese dhe shpresë-plotë, për të ngjallur rini aktive.
9. Çfarë do i sillni ju të rinjve?
Unë të rinjve do u sjell barazi.
Meritokraci.
Shpresë.
Edhe në qoftë se do jem në krye Forumit Rinor, do jem gjithmonë një si ata, vetëm me mundësinë për të kërkuar më shumë për ata.
10. Cili është mesazhi juaj për të rinjtë sot?
Mesazhi im për të rinjtë sot është që duhen të marrin pjesë dhe të aktivizohen në jetën politike dhe publike të vendit të tyre.
Sa më shumë të jemi, më shumë vepra të mira do mundemi të bëjmë për vendin tonë.
Gjithashtu një mesazh e kam për çdo të ri Demokrat dhe për çdo të ri tjetër që nuk ka votuar kurrë më parë, të bëhen pjesë e kësaj gare dhe të votbesojnë modelin më të mirë që ata mendojnë.
Thirrja e dytë: Ju lutem mos u largoni nga Shqipëria mos i lëni prindërit vetëm, të bëhemi bashkë ta mundim çdo të keqe dhe ta bëjmë një vënd të jetueshëm.
Forumi na bashkon të gjithëve!/ B.A. – CNA.al
Teksa në vend po debatohet për nismën e Qeverisë për t...
Mariglend Doçi, one of the 6 candidates for the new le...
Për nënkryetarin e Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajt...
Who does not know Muli, Muli is surpassing Luli. Actua...
The former prime minister of Great Britain, Tony Blair...
The Secretary of Local Affairs of DP, Ylli Asllani, ha...
The Special Prosecutor's Office for the investigation ...
Në Jalë është thuajse e pamundur të mos ndjesh erën e ...
Prime Minister Edi Rama reacted to the agreement reach...
President Bajram Begaj reacted after the agreement bet...
The chairman of the Democratic Party, Sali Berisha, re...
Lawyer Spartak Ngjela has considered completely legiti...
Safet Gjici, the mayor of Kukës, said that the departu...
After Lulzim Basha, the second person to be announced ...
The vice president of the Democratic Party, Luciano Boçi, ...
The chairman of the Freedom Party, Ilir Meta, said fro...
The General Directorate of Civil Status has resp...
Analyst Arben Meçe said in an interview for Euronews A...
Ish-presidenti Ilir Meta ka dhënë një mesazh për SPAK-...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A road accident has been reported on the Fier-Levan axis, ...
An accident was recorded a few minutes ago on the Pogradec...
Following the cooperation of Interpol Tirana with Interpol...
An accident occurred this Saturday morning at Shkëmbi i Ka...
This Sunday, weather conditions are forecast to be clear a...
Albanians are officially the hardest working people in Eur...
This Saturday will be characterized by mostly clear weathe...
Today our country will be affected by stable weather condi...
The citizens of Kosovo will today try to give direction to...
The military advisor to Iran's supreme leader, Mohsen Reza...
US Defense Secretary Pete Hegseth declared that Europe is ...
A federal judge in Rhode Island struck down a Trump admini...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
The automotive industry in Albania is currently at a turni...
If you were to follow the industrial map of the Western Ba...
The Transparency Board, in today's meeting, decided to red...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...