web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Spiunët dhe “non-grata”-t në politikë/ Kandidati për kreun e FRPD: Liderat i vendos populli, jo Amerika

2022-08-28 20:08:00, Politikë CNA
Spiunët dhe “non-grata”-t në politikë/ Kandidati
Kandidati për kreun e ri të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Mariglend Doçi

Teksa në vend po debatohet për nismën e Qeverisë për të mos lejuar “non grata”-t dhe ish-spiunët në Kuvend, kandidati për kreun e ri të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Mariglend Doçi, kërkon që politika të mos bazohet në preferencat e Amerikës dhe Europës.

Në një prononcim për CNA.al, Doçi tha se politikës sot i duhen liderat që i do populli vendas dhe jo ata që zgjidhen nga të huajt.

Ai deklaroi se kur populli të do dhe të vlerëson, asnjë “non grata” i botës nuk të dobëson dot.

“Politikës sot i duhen liderat që i do populli vendas dhe jo liderat që do Amerika apo Europa për ne.

Në qoftë se të shpall “non grata” vendi yt, aty ke marrë fund, po kur populli të do dhe të vlerëson kaq shumë, asnjë “non grata” i botës nuk të dobëson dot”, theksoi kandidati për kreun e FRPD-së./ B.A. – CNA.al





14:17 POLITICS

Mul Noka is wanted

After Lulzim Basha, the second person to be announced ...

Lajmet e fundit nga