web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Mother Jones" denounced it in 2018/ American secret services believe that Russia secretly supports Lulzim Basha

2022-09-16 09:59:00, Politikë CNA
"Mother Jones" denounced it in 2018/ American secret services believe
Lulzim Basha

By Dan Friedman

In 2018, Mother Jones reported that payments made by a shell company to an American lobbyist on behalf of an Albanian political party may have originated in Russia. Then, for 4 and a half years, we didn't learn anything more.

Por në një raport të porsa de-klasifikuar dhe të publikuar të martën, shërbimet sekrete amerikane e konfirmuan plotësisht këtë fakt. Një zyrtar i administratës konfirmoi se komuniteti i inteligjencës i SHBA-së, beson se pagesat për të cilat ne raportuam dikur, ishin pjesë e një fushate të madhe ndërkombëtare, gjatë të cilës Kremlini shpërndau të paktën 300 milionë dollarë për politikanë dhe parti politike në 24 vende.

Në vitin 2017, Lulzim Basha, në atë kohë kreu i partisë opozitare të qendrës së djathtë në Shqipëri, garonte për kryeministër në zgjedhjet parlamentare. Në një vend pro-perëndimor që kërkon anëtarësimin në Bashkimin Evropian, Basha ishte relativisht skeptik, duke kritikuar masat kundër korrupsionit që duhet të merrte vendi i rrënuar nga krimi, për t’iu bashkuar BE-së.

Po ashtu ai ishte pro Donald Trumpit, duke ia kopjuar edhe sloganin këtij të fundit dhe duke thirrje “Make Albania Great Again”, me synim pasjen e një qasjeje tek administrata e re e SHBA-së. Partia e Bashës, Partia Demokratike e Shqipërisë, punësoi një lobist - një ish-ndihmës të senatorit republikan Ted Kruz të quajtur Nik Muzin, për ta ndihmuar atë të afrohej me Trumpin dhe republikanët në Uashington.

Muzin organizoi takimet e Bashës me disa ligjvënës republikanë, një intervistë për portalin “Breitbart”, dhe një ftesë në një mbrëmje gala për mbledhje fondesh në qershorin e vitit 2017, ku Basha bëri një foto me Donald Trump, siç bënë të gjithë të ftuarit atë mbrëmje, të cilën ai e shpërndau me shpejtësi në Shqipëri, si dëshmi të “afërsisë” së tij me presidentin amerikan.

Gati në të njëjtën kohë, Muzin mori një pagesë prej 500.000 dollarësh lidhur me lobimin e tij shqiptar. Origjina e atyre parave ishte e errët dhe ende e diskutueshme. Muzin dhe Basha kanë dhanë shpjegime të ndryshme. Por provat tregojnë se paratë erdhën nëpërmjet “Biniatta Trade LP”, një kompani guackë e regjistruar në Skoci nga dy kompani të tjera guaskë, të cilat  e kishin selinë në Belize.

Ne raportuam në atë kohë se me gjithë përpjekjet për të fshehur origjinën e saj, dukej më se e qartë se Biniatta kishte rrënjë ruse, me lidhje me një sërë kompanish të tjera guacka të kontrolluara nga shtetas rusë.

Biniatta bëri pagesat në mbështetje të partisë së Bashës, në të njëjtën kohë që ky i fundit zhvilloi një takim shumë të diskutueshëm me ambasadorin e Rusisë në Tiranë, si për t’u treguar rusëve ai ishte më i përshtatshëm për qëllimet anti-perëndimore të Rusisë, sesa kryeministri Rama, të cilin ai po e sfidonte në zgjedhje.

Investigimi i “Mother Jones” tërhoqi një vëmendje të madhe në Shqipëri. Kritikët e akuzuan Lulzim Bashën se po punonte për interesin e rusëve. Bazuar tek kjo çështje, në vitin 2019 prokurorët shqiptarë e akuzuan atë për pastrim parash dhe falsifikim dokumentesh.

Më vonë çështja u pezullua në rrethana të dyshimta. Basha mohoi të kishte pranuar para nga rusët. Partia e tij këmbëngulte se i kishte paguar Nik Muzin vetëm 25.000 dollarë, duke mos dhënë asnjë shpjegim se pse dikush tjetër do t’i paguante pa asnjë interes një lobisti amerikan qindra mijëra dollarë për të ndihmuar PD. (Ndërkohë përmes një zëdhënësi, Muzin deklaroi në atë kohë se ai besonte se “Biniatta Trade” ishte një kompani private në pronësi të mbështetësve të PD).

Dhe gjërat mbetën pak e shumë kështu për disa vitesh. Basha u largua në mars të këtij viti nga drejtimi i PD i zëvendësuar nga themeluesi i kësaj partie, Sali Berisha, të cilit i ndalohet hyrja në SHBA për shkak të asaj që Departamenti i Shtetit thotë se është “përfshirja e tij në afera të mëdha korruptive”.

Berisha i mohon akuzat për korrupsion, dhe ka fajësuar se pas këtyre inskenimeve qëndron George Soros. Por në një kabllogram të dërguar këtë javë ambasadave amerikane, dhe që u de-klasifikua për mediat, Sekretari i Shtetit Antony Blinken, thotë se që nga viti 2014, Rusia u ka paguar të paktën 300 milionë dollarë partive politike dhe politikanëve jashtë Rusisë, në një përpjekje për të “diktuar mjediset e jashtme politike në favor të Moskës”.

Dhe një burim i administratës Biden i njohur me raportin, i deklaroi agjencisë së lajmeve AFP se Rusia “shpenzoi rreth 500.000 dollarë për të mbështetur Partinë Demokratike të qendrës së djathtë të Shqipërisë në zgjedhjet e vitit 2017”. Kjo është një referencë e dukshme mbi të njëjtën pagesë, për të cilën “Mother Jones” raportoi në detaje në vitin 2018.

I pyetur për më shumë detaje, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit nuk pranoi të shtjellonte më tej informacionet e shërbimeve të inteligjencës në lidhje me Shqipërinë. “Ne nuk do të shpjegojmë informacione specifike që kanë mbledhur shërbimet e inteligjencës. Por ne kemi qenë të qartë mbi shqetësimin tonë në lidhje me aktivitetin e Rusisë për të ndikuar tek proceset demokratik në vende të ndryshme anembanë botës, përfshirë edhe brenda SHBA-së”- deklaroi zëdhënësi për një e-maili.

Megjithatë, një kabllogram i Blinken, tregon se Rusia ka përdorur vazhdimisht kompani të dyshimta për t’i dërguar paratë politikanëve. Blinken thotë se Rusia ka përdorur “dhurata të shtrenjta, para ose kriptovaluta…kompani guacka dhe grupime ekspertësh, si dhe llogaritë bankare të ambasadave ruse” për të ndikuar fshehurazi tek politikanët në vende të ndryshme.

Kabllogrami mbështetet tek një raport i shërbimeve sekrete, që thuhet se është urdhëruar të hartohet këtë verë nga zyrtarë të administratës Biden. Administrata tha se ka de-klasifikuar vetëm detajet kryesore, në mënyrë që ato të mund të publikoheshin.

“Për ta luftuar këtë fenomen, ne duhet ta vendosim atë në qendër të vëmendjes”- tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Prajs në një konferencë shtypi ditën e martën. Muzin refuzoi të mërkurën kërkesën tonë për një koment mbi këtë çështje.

Ndërkohë në një reagimi në Twitter, Lulzim Basha mohoi se ka pasur mbështetje financiare nga Rusia. “Partia Demokratike nuk ka marrë asnjëherë ndonjë financim të huaj, dhe aq më pak nga ndonjë burim rus”- shkruante ai./CNA.al

 

 





Lajmet e fundit nga