web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Salianji bën sikur nuk di gjë/ Dje e mbronte Bashën për financimet ruse

2022-09-15 22:14:00, Politikë CNA
Salianji bën sikur nuk di gjë/ Dje e mbronte Bashën për
Ervin Salianji

‘Babalja’ e Lulzim Bashës, ka dalë sot në media, duke pretenduar se është tronditur nga skandali me lobimin rus.

Sipas Agjencisë së lajmeve "AFP", Rusia ka shpenzuar 500 000 dollarë për të mbështetur PD-në në zgjedhjet e vitit 2017.

Mirëpo për Salianjin, kjo është dicka e re dhe nuk ka qenë në dijeni të një financimi të tillë, megjithëse 2 vite më parë, për të ishte  një telenovela banale latine.

Në 2020, Salianji shprehej nëpër studio televizive se akuzat për lobim rus nga ana e Partisë Demokratike ishin propagandë idiote dhe të pabazuara në fakte.

“Akuzat për lobim rus operacion idiot propogande. Zero fakte dhe prova! Asnjë ligj i shkelur as ne Shqipëri as në Amerikë.

Imagjinata që PD i merr para rusëve dhe ja kalon amerikaneve për të lobuar me Evropianë është imagjinate e provincave të telenovelave banale latine!”, deklaronte Salianji asokohe.

Nërkoh që mbrëmjen e sotme deklaron në “Radar Informativ” se nuk kanë qenë në dijeni të një financimi të tillë.

“Së pari njëherë çdo deputet është i tronditur se çfarë financimesh ka PD. Që të goditet PD nuk është çështje  fare. Unë kam qenë në struktura drejtuese. Unë besoj që ka demokratë të thjeshtë që nuk neveriten nga çdo tentativë për ta bashkuar PD me pagesa të paligjshme sidomos nga shteti rus.

This is one thing that needs to be clarified. There is a US concern, while the ambassador was at the CEC today. So that Russian money does not penetrate because it is a real threat", he said./ CNA.al





Lajmet e fundit nga