web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Miratohen emërimet e reja të qeverisë/ Si u votua në parlament?

2023-09-11 14:28:00, Politikë CNA

Miratohen emërimet e reja të qeverisë/ Si u votua në

Sot në seancën parlamentare u miratuan emërimet e ministrave të rinj të qeverisë Rama.

Kuvendi votoi për Igli Hasanin si ministër i Jashtëm me 74 vota pro, 33 vota kundër, asnjë abstenim.

Emërimi i Ogerta Manastirliut si ministre e Arsimit u miratua me 72 vota pro, 35 vota kundër, 1 votë  abstenim.

Emërimi i Anila Denajt si ministre e Bujqësisë me 73 vota pro, 27 vota kundër dhe asnjë abstenim.

Ndërsa emërimi i Arbian Maznikut si ministër i Shtetit dhe Pushtetit Vendor  u votua në Kuvend me 73 vota pro dhe 35 vota kundër./ CNA





Lajmet e fundit nga