web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta vijon lajthitjen, sulmon sërish kreun e SPAK-ut

2024-05-09 21:39:00, Politikë CNA
Meta vijon lajthitjen, sulmon sërish kreun e SPAK-ut
Kryetari i PL-së, Ilir Meta

Kryetari i PL-së, Ilir Meta ka vijuar lajthitjen e tij me sulme ndaj SPAK-ut dhe kreut të këtij institucioni, Altin Dumani.

Meta e quajti Dumani kancelar të SPAK-ut, që sipas tij përcjell shkresat për llogari të kryeministrit Edi Rama.

Madje ai ngriti pretendimet se në SPAK u thirr për qejfin e Ramës.

“Në SPAK jam thirrur për qejfin e Edi Ramës e megjithatë unë shkova sepse unë respektoj institucionet. Altin Dumani nuk është drejtuesi por fatkeqësisht kancelari i SPAK-ut, që thjesht përcjell shkresat për llogari të Edi Ramës. A është thirrur ndonjëherë Edi Rama nga SPAK-u? Edi Rama përgjegjësi kryesor për aferën e inceneratorëve nuk është thirrur asnjëherë nga SPAK. Erion Veliaj duhet të ishte arrestuar para 4 vitesh. Kjo tregon çdo gjë”, theksoi kreu i PL-së në emisionin Debat të Alba Alishanit./ CNA





Lajmet e fundit nga