
Lulzim Basha i ngelur me vulën në dorë po përpiqet që të bëjë atë, të cilën ai e quan riorganizim të PD-së dhe zgjedhje të reja.
Pasi doli në terren dhe dështoi, kur në takimet e tij nuk shkojnë më shumë se 5 veta dhe pjesën tjetër të njerëzve ai e merr nga Tirana, Basha tashmë ka filluar lëvizjen e tij.
Pas konfliktit që ndodhi në kryesi dhe faktit se nuk ka këshill kombëtar dhe nuk i shkon më askush, Luli ka mbledhur 10-15 besnikë të tij, të cilët i ka shpërndarë në të gjithë Shqipërinë. I ka shpërndarë gjoja si përfaqësues të kryesisë së PD-së të zhvillojnë zgjedhjet për të ecur përpara me procesin për zgjedhjen e kryetarit.
Sipas njoftimit të nxjerrë nga partia e vulës, thuhet se është bërë një listë me të deleguarit në shumë qarqe.

Në fakt janë 22 të deleguar, 22 individë të shpërndarë në të gjithë Shqipërinë.
Është sa për të qeshur dhe për të qarë se Lulzim Basha nuk ka mundur të ketë të paktën rreth 61 të deleguar në çdo bashki.
Pa folur më pas për Tiranën, e cila duhet të kishte numër të madh emrash, por është përpjekur t’i shpërndajë të njëjtët individë besnikë që i qëndrojnë nga pas.
Për shembull, në Berat ka çuar Roland Bejkon, ish-prefektin e këtij qarku në kohën e PD-së, që u merrte katundarëve domate pa lekë.

Në Dibër ka çuar sërish Xhemal Gjunkshin me Kreshnik Çollakun dhe Dhurata Cupin.
Të tre deputetët dhe kandidatë të Lulit në Dibër, humbës dhe në zgjedhjet e fundit me kandidatët e tyre nuk dolën as të tretët, diku ishin dhe të katërt.

Më pas lista vijon me Endri Hasën, që do të udhëheqë Durrësin së bashku me Enkelejd Alibeajn, fituesin e madh të zgjedhjeve lokale.
Më tej në Elbasan e dorëhequra Flutura Açka, pasuar nga Gazment Bardhi, Dash Sula dhe Lefter Gështenja.

Kë të zësh dhe kë të lësh.
Në Fier, kuptohet, nuk ka njeri nga Fieri, por do të duhen dy lushnjarë, Gazment Koduzi dhe Saimir Korreshi, nën udhëheqjen e Agron Kapllanajt të ngrenë një qark të majtë për ta çuar drejt fitores së PD-së.

Nuk kanë pasur kë të çojnë në Kukës dhe kanë marrë Gjunkshin nga Dibra dhe e kanë hedhur atje.
Në Korçë nuk kanë mundur të gjejnë një korçar. Në këtë qark do të shkojë i dënuari si mashtrues, Fitim Zekthi, i pasuar nga Eris Hoxha, i cili do të mbulojë Pogradecin dhe Bledion Nallbati, ky i fundit deputet i qarkut të Korçës, që në zgjedhjet lokale humbi turpshëm në Bashkinë e Devollit me rezultatin më të thellë historik të ndodhur ndonjëherë.

Në Lezhë kanë çuar biznesmenin e varreve, Indrit Sefa, avokat i cili ka qenë kandidat në zgjedhjet e 6 marsit të vitit të shkuar në Lushnjë dhe e ndriti Lushnjën duke dalë i treti apo i katërti dhe tashmë do të shkojë të rregullojë Lezhën.

Në Shkodër, Xhemal Bushati, Taulanda Jupi dhe Helidon Bushati do të jenë njerëzit që do të riorganizojnë këtë degë, kuptohet tashmë do ta kenë edhe më thjeshtë pasi me fitoren e socialistëve do të kenë dhe ndihmën e kryebashkiakut në detyrë, i cili do të bëjë gjithçka që t’u krijojë njerëzve të Bashës terrenin për të ringritur partinë e tyre të shkërmoqur, e cila në fakt nuk ekziston.
Në Vlorë ka shkuar Arbi Agalliu dhe Gentjan Gaba që bashkë në të gjithë qarkun nuk mbushin dot një furgon me njerëz për ta sjellë në Tiranë.

Tri degët e Tiranës do t’i mbulojë Oriola Pampuri, një udhëheqëse e fuqishme kjo e Bashës, e pasuar nga Kreshnik Çollaku që do të mbulojë dy degë të tjera, në Tiranë, përfshirë dhe Dibrën.
Në degën 5, një nga më të mëdhatë do të shfaqet sërish Roland Bejko, por këtu vjen dhe Taulant Zeneli, ishidrejtori i famshëm i Lulzim Bashës kur ishte në Bashkinë e Tiranës. Në dy degë të tjera sërish shfaqet Gazment Koduzi, i cili përveç qarkut të Fierit duhet të drejtojë dhe dy degë të tjera të Tiranës që janë po aq të mëdha sa Fieri.
Rishfaqet Taulant Zeneli, i gjithëfuqishëm në Tiranë në tri degë të tjera. Më pas Endrit Hasa nga Durrësi do të drejtojë edhe dy degë të tjera të Tiranës.
Më tej, i dënuari si mashtrues Fitim Zekzhi do të ndiqet nga Jonila Godole në një degë tjetër të Tiranës. Enkelejd Alibeaj do të ketë tri degë të tjera në Tiranë.

I plotfuqishmi Xhemal Gjunkshi nga Dibra në Kukës edhe dy degë të tjera do t’i drejtojë në Tiranë.
Në Kavajë sërish do shkojë Endri Hasa dhe në Rrogozhinë lista mbyllet sërish me një të dënuar si mashtrues si Fitim Zekzhi.
Për të njëtët emra të njëtët individë, një grusht njerëzish që pretendojnë se do të organizojnë PD-në e vilës për të bërë Lulin kryetar.
Në fakt, me shumë gjasa gjithçka do të jetë e manipuluar, do të jetë një proces fiktiv, thjesht dhe vetëm do mbushen procesverbale për të rikthyer Lulzim Bashën në terrenin politik dhe së shpejti për t’i krijuar hapësirën për një marrëveshje me Ramën dhe të realizojë shpresën e vitit 2017, atë marrëveshjen e tij për të bashkëqeverisur me socialistët.
Por për ta bërë këtë i duhet që të jetë dhe formalisht kryetari i PD-së së vulës dhe një tufë “të çmendurish” që e ndjekin nga pas me idenë se nesër do të jenë qeveria e ardhshme dhe përfaqësuesit e Lulzim Bashës në pushtetin e korruptuar që do të zgjedhë për të qeverisur me Ramën./CNA
Prime Minister Edi Rama has once again targeted the Prime ...
Ish kandidati për kreun e PD-së në Kukës, Irel Elezi ka bë...
Other details have emerged from SPAK's investigations on t...
A viral video was shared on social networks on Thursday ev...
Evi Kokalari, Evis Kokalari, apo Evi Angelakis po krijon L...
May 2017 is remembered as the month of the night meeti...
The Democratic Party has reacted again regarding the elect...
The deputy of Democratic Paris, Jorida Tabaku, has reacted t...
Safet Gjici, the elected mayor of Kukes on May 14, bec...
The head of the vula DP parliamentary group, Gazment B...
An erotic video has been published today on social network...
The Minister of Defense, Niko Peleshi, requested the retur...
The candidate for the mayor of Tirana on May 14, Belin...
Today, the video of the mayor of Kukës, Safet Gjic, having...
Today, the Council of Ministers met, where it approved...
The Council of Ministers has today approved the agreem...
CNA reported today that the government has dismissed S...
KAS rrëzoi kërkesën e koalicioit "Bashkë Fitojmë" për të s...
The Hungarian Prime Minister, Viktor Orban, has listed sev...
Kryeministri Edi Rama, në konferencën për shtyp me homolog...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Footage emerges from the serious accident that occurred th...
A Shkodra traffic police officer was hit with hard objects...
This Wednesday, around 4:00 PM, a serious accident occurre...
Tirana Police have shared details regarding the accident t...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
The Institute of Geosciences has shared a forecast for wea...
Rising energy and fertilizer prices are expected to contin...
Over 18,000 foreign citizens from 140 countries have appli...
The trial of ousted Venezuelan President Nicolas Maduro on...
US President Donald Trump has issued another warning to Ir...
Prime Minister Andy Burnham has announced that most bus fa...
France's parliament has passed a law to ban social media f...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
The price of diesel reached 206 lek per liter from 198 lek...
Businesses will no longer be required to simply register t...
Despite economic growth and income in recent years, Albani...
This Wednesday, one US dollar is bought for 81.4 lek and s...