web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Lista është një gropë në pemë me bufin”/ Rama ironizon kandidatët e opozitës

2025-03-21 18:59:00, Politikë CNA

“Lista është një gropë në pemë me

Kryeministri Edi Rama është sot i pranishëm në prezantimin e kandidatëve për deputetë në qarkun e Tiranës. Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal edhe te lista e kandidatëve të opozitës për zgjedhjet e 11 majit.

Rama tha se opozita nuk ka listë për të marrë qeverinë.

Rama ironizoi opozitën duke e quajtur koalicion me listë si një gropë në pemë me bufin.

Rama tha se kur opozita të humbasë zgjedhjet prej kësaj liste, do të thotë se i vodhën zgjedhjet.

“Është vetëm një votë për të bërë krahasimin.

Nuk është listë për të marrë qeverinë.

Lista e opozitës është një gropë në pemë me bufin, i cili kur të humbë do thotë se i vodhën.

Të parin në listën e Primareve e kullufiti bufi.

Fluturojnë zhapikët e vegjël se menduan se u bë këneta kos”,-tha Rama./CNA

 





Lajmet e fundit nga