web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kreshnik Spahiu zbulon arsyen pse Blinken nuk takoi opozitën

2024-02-16 11:18:00, Politikë CNA
Kreshnik Spahiu zbulon arsyen pse Blinken nuk takoi opozitën
Kreshnik Spahiu

Analisti Kreshnik Spahiu është shprehur në një  intervistë televizive se Anthony Blinken, jo vetëm që e injoroi opozitën duke mos takuar asnjë përfaqësues të tyre, por sipas tij, bëri edhe një gjest që nuk e ka bërë as Hilari Clinton në vizitën e saj.

Spahiu nënvizoi se  Blinken nuk zgjodhi as të fliste në Parlament, gjë që sipas tij tregon se ai nuk donte t’i shihte as me sy përfaqësuesit e opozitës.

Sipas tij, Blinken nuk pranoi të takonte as opozitën e Berishës, as të Bashës, pasi ka një lloj zhgënjimi të faktorit amerikan edhe me ata që dolën kundër Berishës, sepse edhe ata shkojnë tek ballkoni i ish-kryeministrit. 

“Në njëfarë mënyre, ardhja e dhënies së mesazhit të Uashingtonit për hapjen e bazës së Kuçovës, është një lloj relativizimi i bazës së Don Stillit dhe heqjes së ekskluzivitetit të bazës së Ferizajt, bazës së amerikanëve në Kuçovë. Kanë qenë disa mesazhe të heshtura të Blinkenit sot, që i kanë dhënë një lloj relativizimi marrëdhënieve me Prishtinën, duke e sfumuar atë. Nga ana tjetër, ardhja e Blinken në Tiranë, rifresko edhe njëherë se Tirana konsiderohet edhe njëherë partneri kryesor dhe qendra kryesore e amerikanëve në Ballkan. E katërta që ishte karakteristike ishte se Blinken vërtetë e injoroi opozitën që nuk i takoi, por bëri edhe një gjest tjetër që nuk e bëri Hilary Clinton. Mund të zgjidhte fjalën në Parlament, i injoroi edhe në Parlament. As me sy nuk denjoi t’i shihte. Nuk pranoi të takojë as opozitën e Berishës dhe as të Bashës. Sepse ka një lloj zhgënjimi të faktorit amerikan edhe me ata që dolën kundër Berishës, sepse edhe ata sot shkuan te ballkoni”, tha Spahiu./CNA 





Lajmet e fundit nga