Sulmi kibernetik/ Balluku: Luftë e mirëfilltë, po bashkëpunojmë me Microsoft dhe FBI
Zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe E...

Zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, tha se sulmi kibernetik ndaj platformave online ka qenë nga një grup i mirëstrukturuar hakerash dhe jo një haker amator.
Në një deklaratë për shtyp, Balluku kërkoi kujdes për të mos patur dezinformim të publikut, ndërsa theksoi se ky nuk është një moment për tu përdorur politikisht.
Ministrja nënvizoi se po merren një sërë masash, pas këtij mësimi për të përmirësuar pikat e dobëta.
“Ashtu siç thamë, bëhet fjalë bëhet fjalë për një atak masiv dhe një agresion të vërtetë kibernetik, i cili edhe kur i kemi pyetur specialistët kanë thënë që ka qenë nga një grup i mirëstrukturuar hakerash dhe jo një haker amator siç mund të thuhej. Megjithatë unë do të desha të bëja thirrje për të gjithë ata të cilët kanë vendosur që të komunikojnë publikisht idetë dhe mendimet e tyre. Në situata të tilla do të ishte shumë më mirë që të prisnim atë që edhe znj.Karçanaj tha, një hetim të thellë të të gjithë këtij sulmi kibernetik, i cili po bëhet nga agjencitë përkatëse dhe që pas raportit padyshim do të jetë një raport që për aq sa do mundemi do të bëhet transparent, pasi ka dhe pjesë në sulmet kibernetike, ashtu siç thamë dhe sot që mungesa e gazetarëve në sallë vjen për shkak të kërkesës që Microsoft na ka bërë, duke qenë se ka një shkallë të sekretimit të të gjithë procesit, i cili nuk mund të bëhet transparent në këto momente.
Megjithatë gjithçka që do të mund të bëhet transparente pas hetimit të plotë të këtij agresioni, ne do ta bëjmë me shumë kënaqësi. Deri në atë moment për të mos patur dezinformim të qytetarëve apo qoftë dhe të punonjësve të administratës, të cilët janë të shumtë dhe janë përballur me këtë situatë, do të ishte mirë të ishim të kujdesshëm në gjithçka themi dhe në gjithçka marrim përsipër për të pasur parasysh që teknologjia ndryshon. Nga çfarë aplikohet sot në AKSH, apo çfarë aplikohet në vendet e tjera apo çfarë diturie apo dijeni mund të kenë të gjithë ekspertët, ky nuk është një moment për të shprehur apo për tu përdorur politikisht. Ky është një moment i cili ka prekur shqiptarët dhe ashtu siç e thashë në fillim të fjalës sime, ka shqetësuar padyshim edhe partnerët, pasi Shqipëria është vënë në shënjestër dhe ky atak ka krijuar një sërë problematikash. E rëndësishme është dhe është kjo diçka për tu shënuar në gjithë procesin që vetëm në 4 ditë kemi pasur rikthim të më shumë se 98% të shërbimeve dhe siç znj.Karçanaj e përmendi një pjesë e mirë e këtyre shërbimeve po rikthehen.
Padyshim nga momenti që ne kemi vendosur që shërbimet të jenë pothuajse të gjitha online edhe sensibiliteti i këtyre shërbimeve duke qenë online është më i madh. Për këtë arsye përveç punës që ne po bëjmë për të kaluar të gjithë këtë situatë, nga ana tjetër po marrim një sërë masash dhe ky është një mësim edhe për AKSH-in, edhe për gjithë strukturat e tjera, për të na treguar pikat e dobëta, pasi çdo sistem ka pika të dobëta, kudo, edhe sistemet më inteligjente që përdoren nga forcat militare apo edhe nga struktura të tjera sërish kanë pikat e tyre të dobëta. Ne po nxjerrim një mësim, po bëjmë një skanim të të gjitha sistemeve, skanim të forcave të cilat janë dhe punojnë për të mbrojtur apo për të operuar me këto sisteme dhe për të dalë më pas në një rezultat, qoftë edhe për një reformim të thellë të të gjithë sektorit, apo nga ana tjetër edhe për të ngritur të gjitha ato mburoja kibernetike që do të na duhet për të ardhmen”, u shpreh Balluku./ B.A. – CNA.al
Zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe E...
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka takuar sot ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar ...
Ilir Meta once again targeted the mayor of Tirana, Erion V...
Lulzim Basha's group is following the path of Rama's socia...
Defense Minister Niko Peleshi, while presenting the govern...
Ilir Meta, the leader of the PL, is not bad with the Infor...
Kreu i PL-së, Ilir Meta, ka deklaruar sot, se një nga trag...
"If I had been in charge of PD, Rama would never have been...
The head of the Democratic Party, Sali Berisha, has again ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha është pyetur për mungesën e tij...
The head of the DP, Sali Berisha, started the external pre...
Pas koncert-mitingut të djeshëm që organizoi Qeveria, ka a...
Actor Julian Deda has attacked the former president of...
Analisti Andi Bushati, ka komentuar mbrëmjen e sotme k...
Mbrëmjen e sotme është duke u mbajtur një koncert në s...
Analisti Andi Bushati ka habitur mbrëmjen e sotme me n...
During the meeting with dignitaries from different fie...
During the meeting with dignitaries from different fields,...
Kryetari i PD Sali Berisha ka zhvilluar në Mirditë një...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Another gunshot wound occurred at the scene. According to...
A gunshot wound occurred this afternoon in Shijak. Accordi...
The Border Police blocked the vessel and fined the driver ...
A police operation codenamed "Zonet" has ended with the se...
More than 860 million people fall ill and 1.5 million die ...
The mother of Violand Braçellari, the perpetrator of the s...
The modern European traveler seeks a meaningful connection...
This Sunday, weather conditions are forecast to be clear a...
LDK leader Lumir Abdixhiku and former president Vjosa Osma...
The Vetëvendosje movement has declared victory in the snap...
The counting of votes for political entities in Kosovo is ...
Kosovo's acting Prime Minister, Albin Kurti, has reacted a...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The automotive industry in Albania is currently at a turni...
If you were to follow the industrial map of the Western Ba...
The Transparency Board, in today's meeting, decided to red...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...