web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto pikante – Balla “gjen” dashuri në krahët e Ramës/ Kryeministri përkulet para Yuri Kim

2022-07-28 22:11:00, Politikë CNA
Foto pikante – Balla “gjen” dashuri në krahët e
Taulant Balla dhe Edi Rama

Mbrëmjen e sotme është duke u mbajtur një koncert në sheshin Skënderbej, me rastin e 100 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri dhe hapjes së negociatave me BE-në.

Në këtë koncert kanë performuar disa nga këngëtarët më të mirë të vendit, ndërsa kanë qenë të pranishëm eksponentë të politikës nga mazhoranca. Gjithashtu, në festë ka marrë pjesë edhe ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri-Kim.

Por ajo që ka tërhequr vëmendjen e mediave janë në veçanti sjelljet e kryeministrit Edi Rama. Kamerat kanë kapur një moment kur Rama dhe kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla janë përqafuar me shumë dashuri.

Një tjetër moment pikant është përkulja e kreut të qeverisë, në momentin kur është përshëndetur me Yuri Kim, së bashku me Linda Ramën.

Ndërkohë, një situatë e kapur në foto është edhe kur Rama sheh “me shumë dashuri” ministren e Jashtme Olta Xhaçka apo edhe ambasadoren Yuri Kim.

Për më tepër, po ju sjellim një galeri me foto nga sheshi Skënderbej./ B.A. – CNA.al





Lajmet e fundit nga