Foto pikante/ Balla “zgërdhihet” me “babalen” në Kuvend
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla dhe ...

Kryetari i PD Sali Berisha ka zhvilluar në Mirditë një bashkëbisedim me personalitete të fushave të ndryshme, ku do të diskutohet shpopullimi i vendit.
“EUROSTAT thotë se nga Shqipëria janë larguar 744 417 qytetarë. Largime të mëdha të tilla ndodhin në luftëra civile. Por edhe në luftëra civile kaq shumë nuk largohen. Ikën njëra palë, ajo që humbet, por kaq nuk janë larguar. 744 417 qytetarë janë 26% e shifrës së 2011. Pse ikin shqiptarët? Pas liberalizimit të vizave, gjer në largimin e qeverisë nga pushteti, në Gjermani kanë kërkuar azil gjithsej 413 shqiptarë. Sipas shifrave të INSTAT që kontrollohet nga Edi Rama, nga viti 2007-2014 popullata në Shqipëri është rritur, më pas fillon rënia. Pse u rrit? Sepse vendi u bë me shpresë. U vu në epiqendër qytetari. Dyfishuam rrogat. Infermierja merrte 130 mijë lekë, shkoi mbi 300 mijë lekë. Mësuesi po ashtu. Pensionet e fshatit ishin 34 mijë lekë të vjetra, i dyfishuam. Ishim të vendosur t’i rrisnim progresivisht ato. Arritëm të kishim rroga më të larta se vendet e rajonit, përfshirë edhe Bullgarinë e Rumaninë.
Kjo politikë i ka shtyrë shqiptarët të largohen nga Shqipëria. Nëse ti shkon dhe i varfëron, i nënçmon ata, dhe ua vështirëson jetën e përditshme, perspektivën, ata thonë; të ikim diku, për një jetë më të mirë. Qëndrimi më shkatërrimtar për shpresën e shqiptarëve, është qëndrimi ndaj votës. Ne demokracinë e bazuar në votë kemi për ta mësuar, nuk jemi një traditë vote, atë po e zhvillonim. Çfarë bëri? Ky njeri që mori pushtetin nga zgjedhjet. Ky njeri që gjatë gjithë kohës që ishte në pushtet nuk arriti kurrë të faktonte se i kanë prekur një votë, pavarësisht nga zhurma që bënte, tani thotë: Këta nuk do votojnë. Ua tregoj unë këtyre! Sigurisht një kryeministër që vendos që qytetarët të votojnë formalisht, nuk ka vështirësi për ta realizuar këtë. Ngriti sistemin e patronazhistëve, sistemin e bandave, sistemin e blerjes së votës. Nëse kanë ikur kaq shumë, faktor është mungesa e shpresës se mund të ndryshojë pushteti, Shqipëria mund të bëhet, mund të ecë. Më së fundi përfundoi duke i hequr votën PS-së. Kjo është gjëmë e madhe. Jua them unë, duhet ta bisedoni me çdo socialist. Historia ka provuar se njerëzit të cilët nuk e konsiderojnë të shenjtë votën e lirë, nuk respektojnë lirinë e tjetrit, ata bëhen ndër më të rrezikshmit, çdo gjë. Të heqësh sot votën nga një parti më kryesore në vend, e kthen atë në kohën e Enver Hoxhës. Dolën emrat, 54 emra që të gjithë të emëruar si në kohën e Enver Hoxhës, nga Byroja dhe Edi Rama. Ata janë të rrezikshëm për shoqërinë, ai është një kontingjent që vepron si kope dhe ne dimë më mirë se të tjerët se çdo të thotë t’ia delegosh arsyen, ndërgjegjen tjetrit. Ne e kemi provuar njëherë atë në diktaturë. Është katastrofa më e madhe njerëzore. Të rinjtë nuk e pranojnë, të rinjtë kjo i dëshpëron. 80% e atyre që janë larguar janë nën moshën 35 vjeç. Ne po bëhemi komb pa të ardhme, pa rini. Rrisim fëmijë, të rinj për të emigruar. Ka një rënie katastrofale të nxënësve, të krahut të punës. Shqipëria po shkatërrohet, është në rrezik të madh real. Këtu jemi në një kompleks kjo është njëra anë, shpopullimi”, tha Berisha./CNA.al
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla dhe ...
The President of PD Sali Berisha has held a conversati...
Pasditen e sotme, u mbajt një seancë e jashtëzakonshme...
The deputy of the Democratic Party, Ina Zhupa, has sta...
Nënkryetari i PD Oerd Bylykbashi deklaroi se opozita t...
Immediately after the Assembly approved the chan...
MP Petrit Vasili has spoken again about the file of th...
The head of the Christian Democratic Party, Nard Ndoka...
Kuvendi ka miratuar me shumicë të thjeshtë votash ndry...
The head of the parliamentary group of the SP, Taulant...
The leader of the Democratic Party, Sali Berisha, spoke ha...
Menjëherë pas debatit në seancën parlamentare, ish-kry...
In today's parliamentary session, the changes in the g...
The former president of the incinerators' party, Monik...
On the occasion of the 100th anniversary of the establishm...
Deputy Petrit Vasili has sent a request to the Assembly wh...
After fleeing in shame from the PD headquarters, Lulzim Ba...
Ilir Meta, the leader of the Freedom Party, which is simpl...
Representatives of the Democratic Party have discussed tog...
Ilir Meta of PL has come out with a message for the 100th ...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Another gunshot wound occurred at the scene. According to...
A gunshot wound occurred this afternoon in Shijak. Accordi...
The Border Police blocked the vessel and fined the driver ...
A police operation codenamed "Zonet" has ended with the se...
More than 860 million people fall ill and 1.5 million die ...
The mother of Violand Braçellari, the perpetrator of the s...
The modern European traveler seeks a meaningful connection...
This Sunday, weather conditions are forecast to be clear a...
LDK leader Lumir Abdixhiku and former president Vjosa Osma...
The Vetëvendosje movement has declared victory in the snap...
The counting of votes for political entities in Kosovo is ...
Kosovo's acting Prime Minister, Albin Kurti, has reacted a...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The automotive industry in Albania is currently at a turni...
If you were to follow the industrial map of the Western Ba...
The Transparency Board, in today's meeting, decided to red...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...