web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto - Nga bisedat në vesh tek mimikat qesharake të Ramës/ Çfarë nuk u pa nga Parlamenti

2022-07-28 19:34:00, Politikë CNA
Foto - Nga bisedat në vesh tek mimikat qesharake të Ramës/
Kryeministri Edi Rama

Pasditen e sotme, u mbajt një seancë e jashtëzakonshme parlamentare, ku u votuan ndryshimet në qeveri.

Seanca filloi me tensione, pasi kryetari i PD-së, Sali Berisha dhe disa deputetë të opozitës kundërshtuan mbajtjen e saj pa debat.

Më pas, Kuvendi miratoi Belinda Ballukun në postin e zv.kryeministres krahas asaj të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, me 76 vota.

Po kaq vota mori edhe vendimi për Majlinda Dhukën si Ministre Shteti dhe kryenegociatore e Shqipërisë me BE-në. Opozita votoi kundër duke mbledhur gjithsej 32 vota.

Ndërkohë, ashtu si në çdo seancë plenare, disa momente pikante janë kapur nga syri i kamerave. Ndër to, shihen bisedat vesh më vesh mes politikanëve, apo mimikat qesharake të kryeministrit Edi Rama.

Për më tepër, shihni galerinë e mëposhtme./ B.A. - CNA.al





Lajmet e fundit nga