web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Koncerti në sheshin Skënderbej/ Berisha ironizon Ramën, zbulon ku do të festojë për marrëdhëniet me SHBA

2022-07-28 17:28:00, Politikë CNA
Koncerti në sheshin Skënderbej/ Berisha ironizon Ramën, zbulon ku
Kryetari i PD-së, Sali Berisha

Menjëherë pas debatit në seancën parlamentare, ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë nga Kuvendi, ku po votohen ndryshimet në qeveri.

Në një prononcim jashtë Parlamentit, Berisha foli për koncertin e organizuar në sheshin Skënderbej, me rastin e 100 vjetorit të vendosjes së marrëvdhënieve diplomatike mes SHBA dhe shqipëri.

Koncertin në shesh, Berisha e cilësoi si miting, ndërsa tregoi se këtë festë do ta kalojë me qytetarët në Mirditë.

“Unë po nisem për në Mirditë. Do festoj me mirditorët 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me SHBA. Rama bën anti-miting, ndërsa unë do e festoj me shqiptarët e vërtetë dhe jo me nëpunës të paguar të cilët siç patë mesazhet vijnë aty vetëm për të ruajtur kafshatën e gojës dhe vendin e punës”, u shppreh ai.

Teksa u pyet nga gazetarët për mospjesëmarrjen në koncertin e organizuar nga qeveria, Berisha ironizoi kryeministrin Edi Rama dhe sekretarin e Përgjithshëm të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

“Të kremtosh marrëdhëniet me SHBA-të me Edi Ramën dhe Taulant Ballën, është njësoj si të shkosh me Saimir Tahirin në Shtëpinë e Bardhë”, theksoi kreu i PD-së./ B.A. – CNA.al





Lajmet e fundit nga