web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hekurudha Vorë-Hani i Hotit/ Nënshkruhet marrëveshja me Bankën Europiane të Investimeve

2024-03-20 15:53:00, Politikë CNA

Hekurudha Vorë-Hani i Hotit/ Nënshkruhet marrëveshja me

Ministrja e Infrastrukturës, Belind Balluku njofton se sot është nënshkruar marrëveshja me Bankën Europiane të Investimeve, një tjetër partner me qeverinë shqiptare në projektin  madhor të ndërtimit të linjës hekurudhore Vorë-Hani i Hotit.

Sipas ministres kjo hekurudhë do të ketë një gjatësi prej 120 kilometra. 

"Një linjë me gjatësi 120 kilometra, me rëndësi jo vetëm për Shqipërinë, por edhe rajonin, i cili do të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve, por edhe të mallrave. Pas Tiranë-Durrës me degëzim në Rinas, Vorë-Hani i Hotit është projekti i dytë madhor i Qeverisë Shqiptare në transportin hekurudhor. BEI mbetet një nga partnerët tanë më të rëndësishëm për jetësimin e disa projekteve strategjike të infrastrukturës rrugore e hekurudhore", shprehet Balluku.





Lajmet e fundit nga