web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bardhi mesazh deputetëve të Bashës/ “Ejani në mbledhje grupi, koha për ndjesë”

2024-03-20 14:24:00, Politikë CNA
Bardhi mesazh deputetëve të Bashës/ “Ejani në mbledhje
Nënkryetari i PD-së, Gazment Bardhi

Nënkryetari i PD-së, Gazment Bardhi, ka bërë sërish një apel për deputetët e PD-së së vulës.

Bardhi i kërkoi atyre që të marrin pjesë në mbledhjet e grupit dhe të ushtrojnë përgjegjësitë që u kanë ngarkuar demokratët.

Ai deklaroi se grupi parlamentar nuk i ka përjahstuar asnjëherë dhe nuk ka ndërmend t’i përjashtojë vetëm për arsye se kanë mendime të ndryshme me ta.

Megjithatë, nënkryetari i PD-së tha se deputetët e Bashës duhet të kërkojnë ndjesë për qëndrimet e tyre krah mazhorancës.

“Kolegët janë anëtarë të grupit të PD-së. Janë të lutur të ushtrojnë përgjegjësitë që u kanë ngarkuar demokratët, të marrin pjesë në mbledhjet e grupit, të respektojnë vendimet e shumicës mbi lidershipin e grupit. As nuk janë përjashtuar nga grupi, as nuk kemi ndërmend t’i përjashtojmë përse mendojnë ndryshe. S’kam patur përplasje me askënd, kemi patur aksion në Kuvend, është dashur që kolegët opozitarë, pavarësisht se ndanin mendim ndryshe, të respektonin protestën e kolegëve të tyre. Nëse ne episode të caktuar kolegë opozitarë kanë dashur të jenë krah mazhorancës, besoj është koha për ta të kërkojnë ndjesë”, theksoi Bardhi./ CNA





Lajmet e fundit nga