Berisha, call to democrats: Stand up strong, a voice heard throughout Europe
Leader of the Democratic Party of Albania, Sali Berisha, d...

Deputeti i PD-së, Ivi Kaso ka dhënë një deklaratë për mediat pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike. Kaso foli lidhur me aplikimet e kandidatëve për garën për kreun e PD-së që do të mbahet më 23 maj.
Ai u shpreh se kreu aktual i PD-së, Sali Berisha plotësonte të gjitha kriteret e Komisionit të Operacioneve Elektorale për pjesëmarrje në zgjedhjet për kryetar.
“Morën në shqyrtim raportin e Komisionit të Operacioneve Elektorale për shqyrtimin dhe miratimin e kandidaturave për kryetar të Partisë Demokratike të Shqipërisë. Kryesia u njoh me tre kandidatura dhe aplikime të cilat u konsideruan zyrtare nga komisioni, nga KOKOE-ja, të cilat plotësonin kushtin themelor, atë të paraqitjes nga anëtarë të Partisë Demokratike, siç ishte kandidatura e paraqitur në datën 18 mars nga kryetari i Partisë Demokratike, profesor doktor Sali Berisha, si dhe kandidaturat e paraqitura në datën 30 prill, data në të cilën përfundonte afati i paraqitjes së kandidaturave, nga zonja Mereme Sela dhe nga zoti Vladimir Mulaj. Kandidatura e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berishës, plotësonte të gjitha kriteret e përcaktuara në vendimmarrjen e datës 18.03.2026 i KOKOE-s.
Ndërkohë dy kandidatët e tjerë, pavarësisht se plotësonin kushtin e të qenit anëtarë të Partisë Demokratike, si Sela dhe Mulaj, nuk plotësonin kriteret e tjera përsa i përket eksperiencës së tyre drejtuese në strukturat qendrore dhe vendore të Partisë Demokratike për një periudhë 10-vjeçare, dhe për këtë arsye u konsideruan të papërshtatshme nga KOKOE-ja dhe u konsideruan gjithashtu të papërshtatshme dhe nga kryesia e Partisë Demokratike për të garuar. Sikundër, kryesia u njoh me arsyetimin e KOKOE-s përsa i përket disa kërkesave të tjera të paraqitura, të cilat nëpër deklarata të tjera publike nga individë të ndryshëm janë konsideruar si aplikime të vlefshme për garën për kryetar të Partisë Demokratike", tha Kaso.
Lidhur me aplikimin e Ervin Salianjit, Kaso tha se KOKOE ka vlerësuar se ai ka shkelur Kodin e Etikës së PD-së përsa i përket lidhjeve të papërshtatshme me eksponentë të krimit të organizuar. Ai theksoi se kjo e bën automatikisht jo anëtar të Partisë Demokratike.
“Përsa i përket kandidaturës së ish-deputetit Salianji, i cili ishte një nga kandidaturat të cilat mediatikisht është promovuar si kandidaturë ose aplikim i vlefshëm në garën për kryetar të Partisë Demokratike, KOKOE-ja vlerësoi se ky kandidat nuk plotëson kushtin thelbësor, atë të qenies anëtar i Partisë Demokratike, pasi me veprimet e tija dhe me aktet e veta politike, është në shkelje të Kodit të Etikës së Partisë Demokratike, nenit 10 të tij, si dhe të nenit 24 të statutit të Partisë Demokratike, përsa i përket lidhjeve të papërshtatshme me eksponentë të krimit të organizuar, çka e bëjnë automatikisht jo anëtar të Partisë Demokratike.
E njëjta gjë vlen, i njëjti arsyetim edhe për kandidatë të tjerë, të cilët ndonëse mund të quhen ose vetëquhen themelues ose rithemelues të Partisë Demokratike, në momentin që njëra prej tyre në vitin, mos gaboj, datën 18 qershor 2024, ka krijuar një formacion të ri politik, konkurrent me Partinë Demokratike në garën elektorale të vitit 2025, automatikisht, sipas nenit 19 të statutit të Partisë Demokratike, kjo pasjellë mosqenien anëtare të Partisë Demokratike. Në këtë mënyrë, kryesia e Partisë Demokratike në mbledhjen e sotme u njoh dhe me këto kërkesa dhe me këto pretendime të disa personave që pretendonin se kishin bërë aplikime të vlefshme, miratoi njëzëri këtë qëndrim të KOKOE-s dhe me unanimitet, të gjithë anëtarët e kryesisë së Partisë Demokratike vendosën që të miratonin vendimin numër 120, datë 1.5.2026 të Komisionit të Organizimit dhe të Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike, duke miratuar kandidaturën e zotit Sali Berisha si kandidat për kryetar të Partisë Demokratike të Shqipërisë në zgjedhjet e datës 23.5.2026. Kjo ishte në thelb pika e tretë në të cilën mori kohë dhe interes mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike”, tha Kaso. /CNA
Leader of the Democratic Party of Albania, Sali Berisha, d...
The Chairman of the Democratic Party, Sali Berisha, today ...
Leader of the Democratic Party Sali Berisha welcomed today...
The Chairman of the Laws Committee, Ulsi Manja, said today...
Socialist leader Edi Rama is expected to gather the politi...
DP MP Saimir Korreshi has criticized in the Assembly the l...
Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri ka komentuar në K...
The leader of the Democratic Party, Sali Berisha, delivere...
The Deputy Leader of the Democratic Party, Luciano Boçi, c...
Socialist Party MP Erion Braçe spoke today in a plenary se...
The leader of the Democratic Party, Sali Berisha, during a...
The President of the Democratic Party, Sali Berisha, took ...
Debates and strong political accusations accompanied today...
Politikani Dashamir Shehi komentoi sot zhvillimet në kampi...
Minister for Europe and Foreign Affairs, Ferit Hoxha, was ...
Democratic MP Saimir Korreshi continued today with the pub...
Minister for Europe and Foreign Affairs, Ferit Hoxha, was ...
The leader of the Democratic Party, Sali Berisha, spoke ab...
Prime Minister Edi Rama is in Yerevan, the capital of Arme...
The Chairman of the Democratic Party, Sali Berisha, shared...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The protests of recent days related to the situation in Zv...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A money changer in Durrës lost 60 thousand euros after bei...
The 6 citizens captured in Dubai, members of criminal grou...
A serious accident occurred on the Kardhiq-Delvinë axis, i...
Authorities have conducted a large-scale anti-drug operati...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
Albania is facing an unprecedented demographic transition,...
On Thursday, our country will be affected by unstable weat...
Russian President Vladimir Putin said the war in Ukraine c...
An extraordinary story of survival has been recorded in Ne...
The Peace Implementation Council in Bosnia and Herzegovina...
John Bolton, the former national security adviser to US Pr...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...
This Friday, one US dollar is bought for 81.3 lek and sold...
The government aims to transform the country's industrial ...