web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sulmet e Evi Kokalarit / Ironizon Adriana Kalaja: Fajin e ka doktori

2022-10-04 20:11:00, Politikë CNA
Sulmet e Evi Kokalarit / Ironizon Adriana Kalaja: Fajin e ka doktori
Kryetarja e Komisionit të Apelimit në Partinë Demokratike, Adriana Kalaja

Kryetarja e Komisionit të Apelimit në Partinë Demokratike, Adriana Kalaja, ka reaguar pas sulmeve të aktivistes Evi Kokalari ndaj saj dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

E pyetur nga CNA.al në lidhje me këto sulme, Kalaja nuk preferoi të komentojë deklaratat e Kokalarit, por ironizoi me një fjali të vetme.

Ajo deklaroi se është për tu theksuar se: “Është faji që Prof. Dr. Berisha, me gjithë disa probleme të vogla ktheu votën dhe garën. Dhe kjo është shqetësuese në fakt për regjimin”.

Përsa i përket zërave se zgjedhjet për kreun e FRPD-së u manipuluan dhe ishin me kryetar të paracaktuar, kryetarja e Komisionit të Apelimit i tha CNA.al se nuk ka vërejtur probleme të tilla.

“Aq sa kam ndjekur nuk ka patur probleme thelbësore”, nënvizoi Kalaja./ B.A. – CNA.al





Lajmet e fundit nga