web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Do dalim nga juridiksioni”/ Berisha nuk kursen Ramën: Deklarata prej zuzari

2023-04-07 12:46:00, Politikë CNA

“Do dalim nga juridiksioni”/ Berisha nuk kursen Ramën:

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama në lidhje me vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit, duke u shprehur se do të dalin nga ky juridiksion, vendimin e të cilit e quajti skandaloz.

“Dënoj me forcën më të madhe deklaratën prej zuzari të Edi Ramës, që është shprehur se mund të dalim nga juridikisoni i arbitrazhit ndërkombëtar”, është shprehur Berisha.

Gjithashtu Berisha, foli edhe për aferën e inceneratorëve, ku u shpreh se kjo aferë implikon direkt Veliajn, Agaçin dhe një rrjet të tërë zyrtarësh.

“Mafia e plehrave dihet që është kryesore si mafie. Këtu në Tiranë implikon direkt kryetarin e Bashkisë, sekretarin e Përgjithshëm dhe një rrejt të tërë zyrtarësh”, u shpreh Berisha./ CNA.al





Lajmet e fundit nga