Mitsotakis suggests the candidacy of Fredi Beller as an MEP from his party
The Greek Prime Minister, Kyriakos Mitsotakis, has tab...

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Eno Bozdo denoncoi gjatë një deklaratë për mediat nga selia blu se qeveria Rama ka vendosur të japë me prokurim, Prokurimin Publik.
Bozdo nënvizoi se taksapaguesit shqiptarë do të paguajnë një kompani private e cila do të prokurojë cdo gjë që ka lidhje me shërbimet publike të qeverisë dhe të agjensive shtetërore, afro 1,7 miliardë euro në vit.
"Pra, taksapaguesit shqiptarë do të paguajnë një kompani private e cila do të prokurojë cdo gjë që ka lidhje me shërbimet publike të qeverisë dhe të agjensive shtetërore, afro 1,7 miliardë euro në vit. Sikur 1% të marrë kjo kompani për “performancën” e saj, rreth 170 milionë euro do të avullojnë nga arka e shpuar e shtetit shqiptar! Sa për kujtese 140 mil euro, paguajmë ne cdo vit nga buxheti per koncesionet/PPP që nuk ekzistojnë", u shpreh ai.
Deklarata e plotë:
Qeveria Rama ka vendosur të japë me prokurim, Prokurimin Publik. Amendimet e Ligjit për Prokurimin Publik do ta mundësojnë këtë duke filluar nga muaji prill i këtij viti.
Pra, taksapaguesit shqiptarë do të paguajnë një kompani private e cila do të prokurojë cdo gjë që ka lidhje me shërbimet publike të qeverisë dhe të agjensive shtetërore, afro 1, 7 miliardë euro në vit. Sikur 1% të marrë kjo kompani për “performancën” e saj, rreth 170 milionë euro do të avullojnë nga arka e shpuar e shtetit shqiptar! Sa për kujtese 140 mil euro, paguajmë ne cdo vit nga buxheti per koncesionet/PPP që nuk ekzistojnë.
Ja pra ku ndeshemi me PPP e radhës, e paimagjinueshme dhe e pa praktikuar ngha ndonjë shtet tjetër. Mos harroni se Rama pati tentuar, pa sukses, që vite më parë, të jepte me koncension edhe mbledhjen e TVSH-së.
Mesa duket, Rama, i cili sapo ka premtuar se Prokurimin Publik do të mundësojë me anë të Inteligjencës Artificiale, tashmë e ka kuptuar se ka një zgjidhje edhe më inteligjente, edhe pse shumë artificiale, për xhepin e tij: t`ia marrë fare këtë funksion thelbësor administratës. Është absurde se si administratës që paguhet nga taksat e shqiptarëve, ndër të tjera edhe për të dhënë këto shërbime, i hiqet një funksion dhe krijohet një barrë e re për xhepin e qytetarit. E gjitha për të kënaqur klientët e qeverisë dhe llogaritë offshore, po të qeverisë.
Edi Ramës duhet ti jetë mbushur mendja nga “suksesi i jashtëzakonshëm i PPP-ve të Check-Up, të Strerilizimit, të Laboratorëve, të Inceneratorëve, të Portit të Durrësi,t e kështu me radhë. Me sukses, të dashur shqiptarë, kuptoni vetëm një gjë: mbushjen e xhepave të Ramës dhe bandës së tij.
Në qershor 2010, Organizata e Kombeve të Bashkuara, i akordoi Shqipërisë vendin e dytë në botë për “eficencën dhe trasparencën në shërbimet publike”. Sepse Shqipëria u bë vendi i parë në botë që aplikonte 100% prokurimin elektronik për të gjitha shërbimet publike, duke rritur në nivelin më të lartë trasparencën dhe efikasitetin e këtij shërbimi.
Si rezultat, u rrit ndjeshëm numri i bizneseve që merrnin pjesë në prokurim dhe në të njëjtën kohë u ul ndjeshëm oferta kundrejt fondit limit. Shqipëria, në këtë mënyrë arriti të kursente rreth 80 deri 100 milionë euro në vit.
Që nga viti 2010 shumë kohë ka kaluar, por hapat e Shqipërisë në këtë aspekt kanë qenë mbrapsht, duke e kthyer sistemin e prokurimit publik në një strehë të madhe kusarësh. 40% e tenderave të prokurimit publik janë zyrtarisht me një ofertues të vetëm, dhe thuajse 99% të gjitha procedurave përfundojnë te kufiri i fondit limit. Me pak fjalë, nuk ka asnjë garë, por edhe kur ka, ajo është në letër sepse gjithcka është vendosur më parë.
Tenderat në cdo sektor janë të paracaktuar, dhe për ato paguhen në dorë 30% e shumës së prokuruar.
Që shqiptarët të mos rrinë duke vështruar zhvatësit që gjejnë teknika të reja grabitjeje, duhet ndërruar qeveria, jo populli. Edi Rama dhe Rilindja e kanë thënë dhe vërtetuar se kanë të parën partinë dhe xhepin, jo Shqipërinë.
Për këtë ata duhen qëruar nga zyrat: O sot, o kurrë!/CNA
The Greek Prime Minister, Kyriakos Mitsotakis, has tab...
Former deputy Myslim Murrizi has published an open let...
In a statement to the media, the Minister of the Inter...
The Minister of the Interior, Taulant Balla, has decla...
The Prime Minister and the chairman of the SP, Edi Ram...
The legal representative of the DP, Ivi Kaso, has comm...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë një konferen...
Ish-kryeministri, Sali Berisha ka reaguar për inagurim...
Kryeministri Edi Rama kujtoi vizitën e shefit të Kremlinit...
The opening ceremony of the NATO tactical air base in ...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar për ina...
The Assembly of Albania will meet this Monday, in the next...
At the National Assembly of the Socialist Party on Feb...
The Advisor for Economic Affairs in DP, Dorian Teliti,...
Ergys Agasi nuk është një emër i panjohur për opinioni...
The spokeswoman for Anti-Corruption in the Democratic Part...
In order to reduce informality, but also to facilitate...
The deputy of the Democratic Party, Ervin Salianji, ha...
All the main politicians in our country are perceived as a...
Prime Minister Edi Rama was this Friday in Azerbaijan wher...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A person has died today on Orikum beach. According to repo...
Footage emerges from the serious accident that occurred th...
A Shkodra traffic police officer was hit with hard objects...
This Wednesday, around 4:00 PM, a serious accident occurre...
Children without parental care, for whom alternative famil...
On Thursday, our country will be under the influence of st...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
The Institute of Geosciences has shared a forecast for wea...
Artificial intelligence (AI) models from the American comp...
At least 10 people have died after a fire broke out in a h...
Yemen's Houthis have claimed to have attacked two Saudi oi...
The trial of ousted Venezuelan President Nicolas Maduro on...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
The average sale price of apartments in Tirana reaches rec...
This Thursday, one US dollar is bought for 81.5 lek and so...
The price of diesel reached 206 lek per liter from 198 lek...
Businesses will no longer be required to simply register t...