web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Baza ajrore e NATO-s/ Berisha: Ngjarje e rëndësishme për sigurinë e vendit

2024-03-04 11:26:00, Politikë CNA
Baza ajrore e NATO-s/ Berisha: Ngjarje e rëndësishme për
Sali Berisha

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka reaguar për inagurimin e bazës ajrore ushtarake të NATO-s në Kuçovë. Berisha nënvizon se  Partia Demokratike përshëndet këtë ngjarje të rëndësishme për sigurinë e vendit dhe Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Sipas kreut të PD-së kjo parti garanton NATO-n se ajo sot dhe në të ardhmen mbështet pa rezerva bashkëpunimin me Aleancën e Atlantikut të Veriut dhe mbetet e vendosur në respektimin e të gjitha detyrimeve politike dhe ushtarake të Shqipërisë ndaj saj.

"Deklaratë e Partisë Demokratike. Sot u inaugurua në Kuçovë, pas rikonstruksionit të Aeroportit, baza ajrore e NATO-s në Shqipëri. Partia Demokratike, si forca politike e parë në Europën ish-komuniste që kërkoi anëtarësimin e vendit në NATO dhe që 15 vjet më parë me reforma të thella dhe të shumëanshme antarësoi Shqipërinë në NATO, përshëndet këtë ngjarje të rëndësishme për sigurinë e vendit dhe Aleancës së Atlantikut të Veriut.Partia Demokratike garanton NATO-n se ajo sot dhe në të ardhmen mbështet pa rezerva bashkëpunimin me Aleancën e Atlantikut të Veriut dhe mbetet e vendosur në respektimin e të gjitha detyrimeve politike dhe ushtarake të Shqipërisë ndaj saj", shprehet Berisha./CNA 

 

 





Lajmet e fundit nga